Ndodhia e Surakës
–
Muhamedi a.s. së bashku me Ebu Bekrin ishin duke shkuar rrugës për në Medine.
Mekasit kishin vendosur shpërblim prej 100 deveve për atë që e zë Muhamedin a.s. para se të shkonte në Medine.
Suraka kishte një kalë.
Ai e merr kalin dhe u shkon pas për t’i zënë.
Hipur mbi kalë Suraka po ecte me shpejtësi në drejtim të tyre.
Para se t’u afrohej, kali i Surakës rrëshqiti.
Suraka bie nga kali.
Suraka hodhi fall.
I doli ashtu siç dëshironte dhe në zemër i hyri një trishtim i madh.
Hipi mbi kali.
U afrua tek ata aq shumë, por i dërguari i Allahut nuk po shikonte rreth e qark.
Ebu Bekri vështronte sa majtas e sa djathtas.
Suraka mendoi se tash ishte çasti më i volitshëm për ta kapur Muhamedin a.s.
Në atë moment i ndodhi diçka e çuditshme.
Kalit të Surakës i humbën këmbët në tokë, deri në gjunjë.
Suraka ra nga kali.
E tërhoqi kalin dhe ai u çua, por me vështirësi ia nxori këmbët nga toka.
Pas shumë përpjekjesh, kali i nxori këmbët plotësisht.
Nga dheu i këmbëve të kalit u çua një pluhur që u ngjit në qiell si tym.
Suraka e kuptoi se i Dërguari i Allahut do të triumfonte, prandaj u thirri atyre:
– Më prisni, se nuk do t’ju bëj asgjë të keqe!
Pejgamberi dhe Ebu Bekri u ndalën dhe e pritën atë.
Suraka iu tha se nuk do t’ju bënte atyre asgjë të keqe vetëm e vetëm ta lejonin të kthehej mbrapa.
Muhamedi a.s e lejoi.
Suraka u kthye kah kishte ardhur.
Muhamedi a.s. së bashku me Ebu Bekrin vazhduan rrugën për në Medine.
–
Dr. Musli Vërbani
“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”