Melekët në luftën e Bedrit
–
Melekët kryejnë punë të shumta.
Prej punëve kryesore janë ato punë që kanë të bëjnë me besimtarët.
Melekët u ndihmojnë besimtarëve.
Melekët u ndihmojnë atyre të cilët e falin namazin.
Melekët u ndihmojnë atyre të cilët e japin Zekatin.
Melekët u ndihmojnë atyre të cilët e agjërojnë Ramazanin.
Melekët u ndihmojnë atyre të cilët e kryejnë Haxhin.
Ishte beteja e Bedrit.
Besimtarët ishin pak.
Besimtarët ishin të zbathur.
Besimtarët ishin të pambrojtur.
Jobesimtarët ishin shumë.
Jobesimtarët ishin të përgatitur mirë dhe të mbrojtur mirë.
Xhibrili shkon te i Dërguari i Allahut dhe e pyeti:
– Si i njihni ndër ju ata që kanë marrë pjesë në këtë luftë?
I Dërguari i Allahut i thotë:
– Ne i njohim ata si më të virtytshmit e muslimanëve.
Xhibrili i thotë:
– Edhe ne Melekët që po marrin pjesë në luftën e Bedrit, i njohim si më të virtytshmit e Melekëve!
Zoti i Madhëruar thotë:
“Allahu ju ka ndihmuar në Bedër, kur ju keni qenë të dobët dhe të pafuqishëm.
Pra frikojuni vetëm Allahut që të jeni falënderues.
Përkujto (o Muhamed) kur u thoshe besimtarëve: – A nuk ju mjafton ndihma e Zotit tuaj me tre mijë melekë të zbritur (në mesin tuaj për ndihmë).
Po! Po! (Ju mjaftojnë). Nëse ata ju sulmojnë bëhuni të durueshëm dhe të dëgjueshëm dhe Zoti juaj menjëherë do të ju dërgojë në ndihmë pesë mijë melekë të shënuar me shenjë të dalluar.”
–
Dr. Musli Vërbani
“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”