ABDESI – FAZA E PARË E ADHURIMIT

ABDESI – FAZA E PARË E ADHURIMIT

Abdesi është hyrje në fazën e parë të adhurimit të parë, e ai është namazi. Kur Zoti i Lartmadhëruar ka dashur që të na përgatitë neve shpirtërisht, na ka urdhëruar të marrim abdes. Ai ka thënë: “Dhe kur të vendosni të falni namaz, pastroni fytyrat tuaja dhe duart tuaja deri në bërryla.” Kjo do të thotë se urdhri përfshin pastrimin e duarve deri në bërryla. Pra, urdhër është që të bëhet pastrimi i fytyrave dhe duarve deri në bërryla. Në rend të parë, është pastrimi i fytyrës, pastaj pastrimi i duarve. Sa i përket fytyrës, nuk është përcaktuar asgjë, pra “fytyrat tuaja”, ndërsa te duart është përkufizuar “deri në bërryla”. Sikur Allahu dëshiron pastrimin e kufizuar, ndërsa fytyra nuk sjell ndonjë mosmarrëveshje, sepse fjala fytyrë është e njohur gjuhësisht se cilën hapësirë e përfshin. Ndërsa, sa i përket fjalës “dorë”, ka mendime të ndryshme të përkufizimit të hapësirës së saj. Allahu dëshiron të mos shkaktojë mosmarrëveshje, e për këtë arsye e ka definuar “deri në bërryla”. Po mos të ishte e definuar “duart tuaja deri në bërryla”, disa do të kishin thënë të pastrohen vetëm shuplakat, të tjerët deri në bërryla, e disa të tjerë tërë dorën, pra me gjithë krahët, dhe secili do të kishte thënë se është e mundur edhe ashtu. Mirëpo, Allahu ka dëshiruar ta përkufizojë deri në bërryla dhe më nuk ka alternativë tjetër. Pas kësaj, Zoti i Lartmadhëruar ka thënë: “Lëmoni kokat tuaja “, ashtu siç ka thënë “pastroni fytyrat tuaja”, edhe pse nuk e ka definuar hapësirën e lëmimit të  kokës. Pra, vet kjo formë e tekstit tregon mundësinë e alternativave, të cilat Zoti i Lartmadhëruar i pranon. Parafjala “B” në këtë fjalë është parafjalë mbështetëse.

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga “Fetva”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s