DALLIMI NË MES TË DITURISË DHE EDUKATËS
Cili është dallimi në mes të diturisë dhe edukatës?
Imami i nderuar, Shaëraviju, thotë:
Dituri do të thotë të depërtuarit e diturisë prej dijetarit në mendjen e nxënësit, ndërsa edukatë do të thotë që njeriu të marrë në përgjegjësi sjelljet e tij për atë që ka mësuar. Kjo për arsye se dituria fetare kërkon sjellje për atë që e ka mësuar njeriu, ndërsa kimia nuk kërkon të ndryshojë “sjelljen” me formulat e saj. Feja është sistem i aktivitetit tënd dhe nuk është vetëm çështje e lëvizjes së trupave. Aty ka çështje, të cilat nuk dëshiron që t’i ti veprosh, mirëpo kërkon prej teje t’i veprosh, si dhe çështje, të cilat ti i dëshiron, mirëpo kërkohet prej teje të mos i veprosh.
Pyetje: Po, atëherë pse feja përkufizohet vetëm me medrese mesxhide e universitete dhe përmbajtja e fesë është bërë shumë e vështirë?
Përgjigjja: Kjo nga shkaku, siç thamë më parë, se fillon prej të mësuarit. I mësuari duhet të ketë mostër të Dërguarin e Allahut s.a.v.s. dhe shëmbëlltyrë me karakter Islam në aspekt të përgjithshëm, ose le të zgjedhin tjetër profesion. Duhet që sjelljet e tyre t’i harmonizojnë me atë, me të cilën është ballafaquar i Dërguari i Allahut s.a.v.s., që pastaj ata t’ua pasojnë nxënësve të tyre. Muhamedi a.s. ka përjetuar çka ka përjetuar, mirëpo asnjë prej dijetarëve Islam nuk ka përjetuar vështirësi, të cilat i ka përjetuar Muhamedi a.s. Pra, mostra dhe kopjimi i saj janë bazament i suksesit ne procesin e mësimit fetar.
–
Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi Përktheu: Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga “Fetva”