Përshëndetja prej banorëve të qiellit për Muhamedin a.s.
Xhibrili zbret në tokë.
Shkon te Muhamedi a.s.
Ia hap gjoksin.
Ia pastron zemrën e tij me ujë të zemzemit.
Fillimisht e kishte bërë udhëtimin për në mesxhidi Aksa.
Pas Israsë është ngritur në qiellin e kësaj bote.
Troket në njërën nga dyerve të saj.
Atëherë banorët e qiellit e pyesin.
– Kush është?
Xhibrili u përgjigjet: – Unë.
Pastaj e pyesin: – Kush është me ty?
Xhibrili u përgjigjet: – Muhamedi.
Ata i thonë: – Ai i cili është pejgamber?
Xhibrili u thotë: – Po.
Atëherë u thonë: – Mirë se keni ardhur!
Banorët e qiellit gëzohen për takimin me Muhamedin a.s.
Ata e përgëzojnë njëri-tjetrin për takimin me Muhamedin a.s.
Dr. Musli Vërbani
“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”