Takimi i Muhamedit a.s. me Ibrahimin a.s.
Në natën e Miraxhit Muhamedi a.s. ngrihet në qiellin e shtatë.
Në qiellin e shtatë e takon Ibrahimin a.s.
Ibrahimi rrinte mbështetur në Bejtul Mamur.
Në Bejtul Mamur çdo ditë hynin nga 70 mijë melekë dhe nuk dilnin më.
Xhibrili i thotë: – Ky është babai yt, Ibrahimi. Jepi selam atij!
Muhamedi a.s. e përshëndetë me selam.
Ibrahimi a.s. ia ktheu selamin.
Ibrahimi a.s i thotë:
– Mirë se erdhe biri im i mirë!
Mirë se erdhe Pejgamber i mirë!
Pastaj Ibrahimi a.s.i thotë:
– O Muhamed! Jepi selam umetit tënd nga unë.
Njoftoje se xheneti është shumë i bukur.
Uji është shumë i ëmbël.
Sipërfaqja është mjaft e gjerë dhe e sheshtë.
Gjithashtu u thuaj që të mbjellin shumë pemë.
Pemët e xhenetit mbillen duke i përmendur fjalët:
“Subhanallahi ve’l-hamdu lil-lahi
Ve la ilahe il-lAllahu
VAllahu ekber!”
Dr. Musli Vërbani
“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”