Mrekullia e ujit
Muhamedi a.s. ndodhej në vendin e quajtur Themed.
Ishte një ambient shkretinor dhe i thatë.
Nuk kishte ujë.
Uji ishte harxhuar.
Shokët e Muhamedit a.s. kishin mbetur pa ujë.
Ishin shumë të etur.
Kishin nevojë për ujë.
Kishin nevojë për ujë për t’u pastruar.
Kishin nevojë edhe për abdes.
Shokët i treguan Muhamedit a.s. për mungesë të ujit.
Muhamedi a.s. nxori një shigjetë.
Ua jep shokëve duke u thënë që ta ngulnin në burimin Themed.
Pastaj kërkoi një enë uji.
Muhamedi a.s. u lut për ujë.
Uji i burimit filloi menjëherë të gurgullojë.
Burimi Themed vazhdoi gjersa të gjithë shokët pinë.
Burimi Themed vazhdoi të burojë gjersa të gjithë shokët morën abdes.
Dr. Musli Vërbani
“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”