Lutja e përshëndetjes (Ettehijatu)

Lutja e përshëndetjes (Ettehijatu)

Muhamedi a.s. kishte shkuar në Sidretul Munteha.

Sidretul Munteha është vendi në kulminacionin e gjithësisë.

Aty përfundojnë gjithësitë dhe krijesat.

Në Sidretul Munteha, Muhamedi a.s. i thotë Zotit të Lartmadhëruar:

ETTEHIJU LILAHI

VES-SALAVATU

VET-TAJJIBATU.

“Çdo përshëndetje, çdo bekim dhe çdo mirësi është për Zotin.”

Zoti i Lartmadhëruar i thotë:

ESSELAMU ALEJKUM EJJUHEN NEBIJJU

VE RAHMETULLAHI

VE BEREKATUHU.

“Paqja qoftë mbi ju o i dërguar.

Mëshira e Zotit qoftë mbi ju o i dërguar.”

Muhamedi a.s. i përgjigjet:

ESSELAMU ALEJNA

VE ALA I BADIL-LAHI SALIHINË.:

“Paqja qoftë mbi ne

 dhe mbi robërit e mirë dhe të devotshëm.”

Në atë moment Xhibrili besnik e deklaron dëshminë e shehadetit:

ESHHEDU EN LA ILAHE IL-LA-LLAH

VE ESHHEDU ENNE MUHAMEDEN ABDUHU VE RESULUHU.

Dëshmoj dhe deklaroj se vetëm Allahu është Zot.

Dëshmoj dhe deklaroj se Muhamedi është i dërguar i Zotit dhe rob i tij.

Dr. Musli Vërbani

“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s