KALIMI I MENDJES DIKU TJETËR GJATË NAMAZIT

KALIMI I MENDJES DIKU TJETËR GJATË NAMAZIT

Si është çështja e kalimit pa qëllim të vetëdijes diku tjetër gjatë namazit?

Çështja e kalimit të mendjes diku tjetër gjatë namazit është dukuri e njohur, mirëpo kjo çështje në vetvete nuk përkufizohet si dukuri normale, por veprimi i dëshirës  së vet njeriut.

Gjatë namazit vjen shejtani dhe ta fshehë mendjen tënde; pra e meta është se ti nuk ke kujdes në atë që je përqendruar. Shejtani ta jep perin, pastaj ti me mendjen tënde shkon nëpër atë pe dhe jeton aty. Pra, çështja është se ai nuk ta ka marrë mendjen, por mendja shkon aty. Kur ka qenë diskutimi mes Allahut dhe Iblisit dhe kur Iblisi ka refuzuar t’i bëjë sexhde Ademit, a mos i ka thënë Iblisi Allahut se do të qëndrojë te rruga e shtrembër e robërve të Tij? Jo. Por, çka i ka thënë? Do të qëndroj te rruga e drejtë e robërve Tu, sepse ai i cili është në rrugë të gabuar, shejtani s’ka nevojë të shkojë te ai. Shejtani nuk qëndron në vendet ku pihet alkooli e ku dehen njerëzit, sepse ata mendjen veç e kanë të dehur, të humbur. Po, atëherë çfarë bën? Shkon e qëndron në derë të xhamisë, e shejtani nuk rri aty me këshilla, por ka thënë se do të qëndrojë pranë tyre, aty ku ata janë në rrugë të drejtë…

Çasti i namazit është çasti kur njeriu është më së afërti me Allahun, ndërsa shejtani këtë afërsi mes robit dhe Allahut dëshiron ta shkatërrojë, e për këtë arsye vjen në mendjen tënde. Lidhjen të cilën nuk ka mundur ta zgjidhë para namazit, tenton që ta prishë gjatë namazit. Mossuksesi, humbja e njeriut në ato momente, është se shejtani hulumton në forma dhe mënyra ta zgjidhë gjatë namazit. Dhe, sikur njeriu në ato momente, kur i ndërhyn dhe e prek shejtani në ato momente fjala i tregohet qartë, se shejtani nuk është gjithmonë me ty dhe ata të cilët i frikësohen Zotit dhe janë të devotshëm, kur t’u ndërhyjë shejtani e i prek, menjëherë bëhen të kujdesshëm, e vërejnë dhe ata janë vizitorët më të mirë, thotë: “I mbështetem Allahut nga shejtani i mallkuar” dhe derisa Zoti i Lartmadhëruar më ka thënë mua “dhe në ato momente kur shejtani ndërhyn dhe të ndërlidhë diçka, ti kërko mbrojtje prej Allahut” dhe që nga ai çast kur e thua këtë, shejtani pengohet, sepse shejtani asgjë nuk mund të bëjë para Krijuesit të tij.

Por, nëse unë nuk ballafaqohem me të, cili do të ishte rezultati ?

Ata të cilët e pasojnë Iblisin, u vjen në ditën e kiameti dhe u thotë: “Ju keni qenë të pakujdesshëm, o mëkatarë!” Pse? Mos kam pasur ndonjë pushtet mbi ju? “Unë vetëm ju kam ftuar dhe ju m’u keni përgjigjur. Ju veç keni pasur shenja dhe vërejtje që të mos më pasoni, ndërsa unë nuk kam pasur argumente bindëse dhe pushtet mbi ju. Nëse ke ardhur të ankohesh tek unë për mëkatin tënd, çfarë të të them unë ty? Kjo është forca e argumentit. Unë nuk kam pasur diçka të veçantë të të josh, që të shpresosh diçka, por as nuk kam pasur mundësi të të detyroj; pra, ti nuk e ke as argumentin se ke qenë i detyruar, as argumentin se të kam premtuar diçka.” Pra, “Unë nuk kam pasur pushtet mbi ju; vetëm ju kam ftuar, e ju m’u keni përgjigjur; mos më akuzoni dhe mos me mallkoni mua, por akuzoni e mallkoni veten tuaj”. Ta sjellim një shembull të Ebu Hanifes r.a., i cili ka ditur të japë përgjigje për çdo rast dhe për çdo person.

Ka shkuar një njeri dhe i ka thënë “O Imam ! Kam pasur pasuri dhe e kam fshehur në tokë, mirëpo e kam harruar vendin. Si ta gjej? Ebu Hanifja i thotë: Për këtë nuk mund ta dijë, por po të jap një propozim: zgjohu menjëherë pas namazit të jacisë, në mesnatë, dhe fal namaz mesnate.

Menjëherë në namazin e sabahut vjen ai njeriu te Ebu Hanife dhe i thotë: O Imam, e kam gjetur pasurinë. Ebu Hanifja i thotë: “Po si e gjete”? Ai tregon: “Kam vepruar ashtu siç më ke këshilluar dhe gjatë faljes së namazit të mesnatës, më është kujtuar”. Ebu Hanife pastaj i thotë: “Për Zotin, e kam ditur se shejtani nuk do të lërë të jesh i përkushtuar me lutje te Zoti yt. Ai do të vijë në mendjen tënde për të të treguar se ku e ke pasurinë që ti të anosh ka shejtani dhe të biesh në kurthin e tij, që për shkak të gjetjes së pasurisë të mos e përfundosh namazin. Por, a e përfundove, apo jo?”

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga “Fetva”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s