MIRËSIA NDAJ PRINDËRVE PAS VDEKJES SË TYRE
Si është mënyra e nderimit të prindërve pas vdekjes së tyre?
Një njeri prej ensarëve e ka pyetur të Dërguarin e Allahut s.a.v.s.: “A mund t’i nderoj me diçka prindërit pas vdekjes së tyre?
Muhamedi a.s. është përgjigjur: Në katër mënyra të luturit për ata: të kërkuarit falje për ta, të kryerit e premtimeve të tyre, nderimi i shokëve të tyre, lidhja farefisnore, e cila lidhje vjen drejtpërdrejtë prej tyre. Kjo është detyra, e cila ka mbetur për t’i nderuar ata pas vdekjes së tyre”. (Transmeton Imam Ahmedi)
Një njeri e ka pyetur të Dërguarin e Allahut s.a.v.s.: Cila është detyra e fëmijëve ndaj prindërve?
Është përgjigjur: Ata janë Xheneti dhe Xhehenemi yt. (Transmeton Ibn Maxhe)
Një njeri e ka pyetur të Dërguarin e Allahut s.a.v.s. për mirësinë ndaj prindërve, e ai është përgjigjur:
“Mjerë për ty, po a e ke gjallë”. “Po”! “Mjerë për ty, po rri pranë këmbëve të saj se aty e ke Xhenetin”.(Transmeton Ibn Maxhe)
Muhamedi a.s. ka thënë :
Më së shumti më habit fakti i personave, të cilët i kanë prindërit e moshuar dhe në pleqëri, e nuk e fitojnë Xhenetin e tyre. (Hadith Sahih)
Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi Përktheu: Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga “Fetva”