A prehet kurbani natën e bajramit?
I vdekuri, para vdekjes:
– ose ka lënë porosi (vasijet) të prehet Kurban për të;
– ose nuk ka lënë porosi (vasijet) të prehet Kurban për të.
– Për të vdekurin i cili ka lënë porosi është vaxhib të prehet kurban për të qoftë prind i vdekur, qoftë familjar i vdekur.
– Për të vdekurin i cili nuk ka lënë porosi nuk është vaxhib të prehet kurban për të, por nëse prehet ai Kurban është Kurban nafile (vullnetar), qoftë prind i vdekur, qoftë familjar i vdekur.
– I vdekuri, i cili para vdekjes ka lënë porosi (vasijet) që t’i prehet kurbani, ai vasijet (porosi) patjetër duhet t’i plotësohet dhe prehet kurbani për të në ditën e Kurban Bajramit, e jo natën e Bajramit, dhe mishi i atij kurbani shpërndahet në tërësi.
– I vdekuri, i cili para vdekjes nuk ka lënë porosi (vasijet) që t’i prehet kurbani prehet kurbani për të në ditën e Kurban Bajramit, e jo natën e Bajramit, dhe mishi i atij kurbani nuk shpërndahet në tërësi por ndahet në tri pjesë dhe shpërndahet.
– Kurbani për të gjallët theret prej ditës së parë e deri në ditën e tretë të Kurban Bajramit.
– Kurbani për të vdekurit theret prej ditës së parë e deri në ditën e tretë të Kurban Bajramit.
Në suretul “Kevther” Zoti i Madhërishëm ka thënë:
“Fe Sal-li li Rabbike venhar” që do të thotë: Fale namazin (e Bajramit) dhe there Kurbanin.
Nuk ka thënë:
“Venhar, Fe Sal-li li Rabbike” që do të kishte kuptimin: There Kurbanin e pastaj fale namazin (e Bajramit).
Dr. Musli Vërbani