A e ka udhëtari vaxhib (obligim) prerjen e kurbanit?

A e ka udhëtari vaxhib (obligim) prerjen e kurbanit?

Në sheriatin Islam: Udhëtar quhet personi i cili e kalon distancën prej 82 km gjatësi e më shumë, pa marrë parasysh atë udhëtim a e kalon duke ecur në këmbë ose me mjet transportues si f.v.: me automjet, aeroplan, etj., dhe pa marrë parasysh ai udhëtim a është i lehtë dhe komod apo i vështirë, dhe që më pastaj, pas udhëtimit, në vendin e destinimit qëndron më pak se 15 ditë.

Mjafton vetëm udhëtimi për të mos qenë obligativ (vaxhib) prerja e Kurbanit.

Nëse gjatë tri ditëve të Kurban Bajramit një person e kalon këtë distancë prej 82 km e më shumë, nuk e ka obligim (vaxhib ) prerjen e Kurbanit.

Ebu Bekri dhe Umeri r.a. kur kanë qenë udhëtarë nuk kanë prerë Kurban.

Kujtojmë atë se në të kaluarën (ndoshta edhe sot) ka ndodhë që një person e ka kaluar distancën prej 1000 km. e më shumë, për t’u kthyer në vendlindje, për të prerë Kurban e që më pastaj pasi e ka prerë Kurbanin dhe pas Kurban Bajramit është kthyer në Kurbet.

Nuk themi se Kurbani i tillë nuk pranohet por themi se ai Kurban për të është Kurban nafile (vullnetar), e jo Kurban vaxhib (obligativ) ose pse e ka pasur vaxhib.

Dr. Musli Vërbani

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s