Prerja e një kurbani për shtatë persona
Prerja e kafshës së butë mundet të jetë:
– Prerje për konsumim të mishit, dhe
– prerje për Ibadet (adhurim), me fjalë tjera për afrim tek Allahu.
Nëse shtatë persona të ndryshëm dakordohen të blejnë një lopë dhe që të gjithë dakordohen që të prehet për Kurban, atëherë ai Kurban është në rregull nga shkaku se që të gjithë janë dakorduar që të prehet për ibadet (adhurim) me fjalë tjera për afrim tek Allahu.
Nëse shtatë persona të ndryshëm dakordohen të blejnë një lopë dhe njëri prej tyre thotë se ai ka blerë Kurban dele për veten e tij dhe dëshiron të bashkëngjitet në blerjen e lopës që të ketë mish për veten e tij, atëherë asnjërit nuk i pranohet Kurbani.
Ajo lopë nuk pranohet Kurban për asnjërin nga shkaku se që të gjithë pjesëmarrësit duhet ta kenë qëllimin (NIJETIN) për Kurban, ndërsa njëri prej tyre nuk e ka pasur nijetin për Kurban, kështu që Kurbani bëhet i pavlefshëm për të gjithë nga shkaku se afrimi (ibadeti) është në derdhjen e gjakut, e kjo nuk është arritur pasi që njëri ka pasur qëllim tjetër.
Nga kjo kuptojmë se parakusht i Kurbanit është nijeti. Muhamedi a.s. ka thënë:
“Nuk ka dyshim se veprat shpërblehen sipas qëllimit”.
Dr. Musli Vërbani