Dënimi në varr

Dënimi në varr

Pabesimtari kur të ndahet prej kësaj bote dhe shkon në botën tjetër.

I shkojnë melekët prej qielli me fytyrë të zezë.

Me rroba të zeza.

Ulen pranë tij në largësi sa sheh syri, pastaj i vjen meleku për t’ia marrë shpirtin, ulet te koka e tij.

I thotë:

– O ti shpirt i keq, dil se Allahu është i hidhëruar me ty.

I del shpirti prej trupit sikurse hekuri i zjarrtë kur flakërohet prej leshi, dhe ia merr shpirtin.

Çdo herë kur të kalojnë pranë ndonjë grupi të melekëve pyesin:

– Çka është kjo erë e keqe?

I përgjigjen:

– Filani i biri i filanit, pra me emrin me të cilin e kanë thirrur në këtë botë, derisa arrin në fund të qiellit të kësaj bote, kurse porta nuk hapet.

Pastaj i Dërguari i Allahut a.s. e lexoi ajetin kur’anor:

“… atyre nuk u hapen dyert e qiellit dhe nuk do të hyjnë në xhennet derisa të përbirojë deveja nëpër vrimën e gjilpërës…”.

Pastaj Allahu thotë:

– Shkruajeni në librin Sixhinë të tokës së thellë,

pastaj shpirti tronditet dhe thotë:

“… e kush i përshkruan shok Allahut, ai është sikur të bie nga qielli e ta rrëmbejë shpendi, ose si ai të cilin e gjuan era e stuhishme në ndonjë vend të humbur”.

Dr. Musli Vërbani

“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”

Lini një koment