INVESTIMI NË MJETE TË CILAT SHPENZOHEN NË KAMATË

INVESTIMI NË MJETE TË CILAT SHPENZOHEN NË KAMATË

Kam aksione në njërën prej shoqatave për ndihmë banesore. Kryesia e zgjedhur prej kuvendit të kësaj shoqate ka vendosur të marrë kredi prej investitorëve për t’i mbuluar disa investime, e në anën tjetër, ka (profituar) debituar prej pasurisë së shoqatës, duke deponuar në banka me kredi. Po ashtu, shoqata, në anën tjetër, merr kredi kooperimi me kamatë, në emër të shoqërive aksionare, për të ndërtuar objekte të veçanta për shoqatën.

Kjo lloj veprimtarie e ndaluar, a bie në barrë të Kuvendit menaxhues të shoqatës, apo bie në barrë të të gjithë anëtarëve? Me fjalë të tjera, përqindja e vogël e kamatës me shoqëri aksionare a konsiderohet investim i shpenzimit, apo kamatë?

Përgjigjja: Të gjitha këto veprimtari konsiderohen kamatë dhe që të gjithë kanë përgjegjësi të veprimtarisë me kamatë, e nëse ti nuk ke ditur për veprimtarinë me kamatë, nuk ke përgjegjësi. Kjo është e njëjtë sikur një njeri  të ketë blerë banesë prej mjeteve me kamatë ose me para të vjedhura, atëherë shitësi nuk ka përgjegjësi, sepse nuk ka ditur për burimin e atyre mjeteve. Përqindja e kamatës, qoftë e madhe, qoftë e vogël, pa kurrfarë dyshimi, është kamatë.

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga “Fetva”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s