Njeriu i fundit në xhenet

Njeriu i fundit në xhenet

Në Ditën e Kijametit, Allahu e paraqet njeriun e fundit të umetit të Muhamedit a.s. para krijesave.

Pastaj i paraqet para tij nëntëdhjetë e nëntë fletushka (regjistra).

Secila nga fletushkat është në gjatësi sa sheh syri.

E i thotë:

– A mohon diçka prej këtyre?

Ai thotë:

– Jo o Zoti im.

Zoti i thotë: – Mos ndoshta regjistruesit e mi kanë shkruar gabim apo të kanë bërë ndonjë padrejtësi?

Ai thotë:

– Jo, Zoti im.

Zoti i thotë:

– A ke ndonjë arsyetim për këto (gabime) apo ndonjë vepër të mirë?

Ai thotë:

– Jo, Zoti im.

Allahu i Lartmadhëruar i thotë:

– Por ti te Ne ke një punë të mirë, e Ne nuk të bëjmë padrejtësi sot, dhe ia qet përpara vërtetimin (dokumentin) në të cilën është e shkruar “Eshhedu en la ilahe il-lallah ve ene Muhamedun resulullah”.

E pastaj thotë:

– Silleni peshojën (vagën) e tij.

Ai thotë:

– O Zoti im po çka është puna me këtë, si mund të matet ky dokument vërtetimi me të gjitha këto fletushka?!

Zoti i thotë: – Ty nuk të bëhet padrejtësi.

Në njërën anë të peshojës vendosen fletushkat

Në anën tjetër dëshmia e shahadetit.

Dëshmia e Shahadetit do të peshojë më rëndë, ndërsa fletushkat nuk peshojnë fare.

Asgjë nuk mund të matet me emrin e Allahut.

Dr. Musli Vërbani

“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s