PSE NJË VARG PEJGAMBERËSH?

PSE NJË VARG PEJGAMBERËSH?

Vazhdimisht janë dërguar pejgamber dhe ata gjithmonë janë ballafaquar që të vendosin të vërtetën dhe të largojnë të pavërtetën. A nuk ka mjaftuar që Allahu i Lartmadhëruar të dërgojë vetëm një pejgamber dhe vetëm një shpallje për t’i detyruar njerëzit ta dëgjojnë atë dhe t’i besojnë atij?

Imami i mirënjohur thotë: Zoti i Lartmadhëruar ka thënë : “Nëse dëshirojmë, Ne ua zbresim atyre prej qiellit një ajet dhe të gjithë do të nënshtroheshin përnjëherë.”

Por, Allahu ka dërguar disa pejgamberë dhe ata i ka përgatitur me aso fuqie sa që askush në fytyrën e tokës nuk do të mund t’i mposhtë, si p.sh. Sulejmanin a.s.: Ai ka pasur erën, ka pasur ushtrinë e fortë edhe njerëzore, edhe xhinore. Ai ka pasur fuqi të madhe prej Allahut. Allahu ka pasur mundësi të dërgojë pejgamberë me aso force, që njerëzit t’i nënshtrojë, ta dëgjojnë atë dhe t’i besojnë atij.

Mirëpo, Allahu nuk ka dashur ashtu.

Allahu dëshiron që atë ta dëgjojmë, atij t’i besojmë, atij t’i nënshtrohemi me dëshirë. Kjo është ajo çka e dallon njeriun prej gjallesave të tjera dhe krijesave të tjera. Dëshiron që njeriu të thotë: O Zoti im! E kam zgjedhur me dëshirë që të jem i nënshtruar tek Ti. E kam zgjedhur me dëshirë të të besojë Ty. Jam larguar nga ato që Ti i ke ndaluar, vetëm pse Ti më ke lënë të drejtë zgjedhjeje dhe liri veprimi, që pastaj shpërblimi im të jetë i madh tek Ti. Unë të besoj edhe të dëgjoj, me zgjedhjen e lirë timen.

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga “Fetva”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s