DUAJA E PAPRANUAR
Të gjithë e dimë se Zoti i Lartmadhëruar ia ka pranuar duanë kur është lutur: “Më jep rast dhe leje deri në ditën e ringjalljes”. E Zoti i Lartmadhëruar i ka thënë: “Vërtet ty do të jap rast dhe leje.”
Shumica e njerëzve pyesin “Ne bëjmë dua te Allahu gjithmonë, ditë e natë dhe nuk na pranohet duaja. Cila është arsyeja e mospranimit të duasë?
Përgjigje: Allahu i Lartmadhëruar automatikisht i përgjigjet duasë për të mirën e robit të besimtarëve, ndërsa si na është pranuar, ne nuk e dimë dhe atë askush nuk e di, pos Zotit të Lartmadhëruar. Për këtë arsye nuk është mirë për ne që të gjykojmë për të ardhmen.
Ti ndoshta kërkon diçka, që për ty do të ishte dëm i madh, edhe pse në shikim të parë duket e dobishme. Ndoshta ne kërkojmë pasuri, por kjo pasuri do të na shkatërronte dhe do të na largonte prej Allahut, do të na bënte të jemi kryelartë dhe kriminelë, e kjo atëherë do të ishte humbje e vërtetë. Ndërkaq, Allahu dëshiron të na ruajë neve dhe të na shpërblejë në botën tjetër, për të na begatuar me të mira të pakufishme, e këto janë pranimi dhe mëshira e Zotit të Lartmadhëruar. Të vërtetën e ka folur Zoti i Lartmadhëruar, kur ka thënë: “Dhe ju ndoshta urreni diçka, por ajo është e dobishme”.
Zoti e di, e ju nuk e dini. Njerëzit shohin pjesët e jashtme të kësaj bote dhe nuk i shikojnë gjërat e brendshme të saj. Zoti i Lartmadhëruar me diturinë e përhershme, nëse është e dobishme, të përgjigjet menjëherë, e nëse e sheh të dëmshme, e vonon.
Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi Përktheu: Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga “Fetva”