SI PAGUHEN KOPPRRACËT NË KËTË BOTË
Koprracët nuk e pastrojnë pasurinë e tyre me sadaka. Zakonisht, ata janë të padobishëm, e po ashtu janë larg vetes së tyre, larg Zotit të tyre, larg njerëzve. Si është pagesa e tyre në këtë botë?
Përgjigje: Fisniku (bujari) është i afërt te Allahu, i afërt me veten e tij, i afërt me njerëzit. Filozofia e jetës së koprracëve është interesante. Ata, në raste të veçanta, e japin tërë atë që e fitojnë. Llogaria e tyre është pengimi i asaj që dëshirojnë në jetën e tyre. Ata në jetën e tyre gjithmonë kanë pengesa, vazhdimisht edhe ndalesa.
Fshati i mallkuar koprrac te i cili ka shkuar robi i mirë – Hidri me Musa a.s., të cilët kanë qenë të uritur, kanë kërkuar ushqim, por banorët e fshatit i kanë refuzuar.
Kur Musa.a.s. me Hidrin e kanë rindërtuar murin, i cili ishte në rrëzim e sipër dhe rrezik për banorët, nuk kanë kërkuar shpërblim prej tyre. Musa a.s. është habitur nga robi i mirë (Hidri), pra të rindërtojë murin dhe mos të kërkojë shpërblim prej banorëve koprracë të fshatit të mallkuar, të cilët edhe kishin refuzuar t’i japin ushqim. “I kanë refuzuar t’u japin ushqim.”
Vet puna e tregon se ai fshat i mallkuar ka qenë lajkatar. Pse? Sikur të rrëzohej muri, apo po të rrëzohej muri, ata do të merrnin pasurinë e jetimëve dhe do të kishin thënë: E po të kishin qenë fisnikë banorët, do të kishin marrë përsipër ta sigurojnë dhe ta ruajnë atë thesar.
Ajo për çka Musa a.s. ka punuar në rindërtimin e murit, është e kundërta e asaj për çka ka punuar robi i ndershëm (Hidri). Pra, e njëjtë, me qëllime të ndryshme.
“Sa i përket murit, ai ka qenë i dy fëmijëve jetimë të fshatit dhe thesari i tyre ka qenë i fshehur nën të. Babai (i jetimëve) ka qenë njeri i mirë. E, për këtë arsye Zoti i yt ka dëshiruar që ata të rriten e të forcohen dhe pastaj ta marrin thesarin e tyre nga aty. “Kjo është mëshirë prej Zotit tënd”. (EL–KEHF)
Pra, pagesa e koprracëve është pengimi dhe ndalimi i të mirës për ta.
–
Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi Përktheu: Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga “Fetva”