Begatia në varr

Begatia në varr

Kur besimtari ndahet nga kjo botë dhe shkon në botën tjetër, atij nga qielli i zbresin melekë me fytyra të bardha, fytyrat e të cilëve shndrisin si dielli.

Me vete kanë rroba të bardha.

Erë të mirë të xhenetit, ulen në largësi prej tij sa sheh syri.

Pastaj i shkon meleku, i cili i merr shpirtrat, ulet te koka e tij dhe i thotë:

– O ti shpirt i mirë, dil se je i falur prej Allahut dhe ke fituar kënaqësinë e tij.

Pastaj i del shpirti sikurse del një pikë uji prej burimi dhe kur t’ia merr shpirtin ia merr me aq lehtësi saqë nuk hetohet.

Pastaj e marrin melekët.

E veshin me ato rroba.

E parfumojnë me erë të mirë.

Prej tij del shpirti si një frymëmarrje me erë misku të kësaj bote.

Ngrihen lartë me të dhe sa herë që kalojnë pranë një grupi të melekëve, ato pyesin:

– Po, çka është kjo erë e mirë?!

Ata i përgjigjen:

– Filani i biri i filanit, duke e emëruar me emrat më të bukur të tij, me të cilat e kanë thirrur në këtë botë; deri sa ta kalojnë qiellin e kësaj bote, në fillim të botës tjetër.

Aty kërkojnë t’u hapen dyert dhe ju hapet dera, e cila shndrit tërë qiellin paraprak, e deri te qielli i ardhshëm, e kështu me radhë, derisa arrijnë te qielli i shtatë, ku Zoti i Lartmadhëruar thotë:

– Shkruajeni librin e robit tim në Ilijinë, dhe kthejeni prapë në tokë, se prej saj ju kemi krijuar, në të do t’ju rikthejmë.

Dr. Musli Vërbani

“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s