RISKU A DO TË THOTË VETËM PASURI APO KA KUPTIM GJITHËPËRFSHIRËS?
Përgjigje: Disa mendojnë se risku ka të bëjë me pasurinë dhe mjetet tjera të dobishme në tokë, por ne themi: Jo!
Pse? Risku është çdo gjë nga e cila njeriu përfiton dobi. Ushqimi është risk, por edhe çdo lëvizje e aktivitet në jetë është risk. Pra, mos thuaj se nuk ke risk (furnizim) për të shpërndarë. Ti ke shëndet për të cilin jep sadaka, duke ndihmuar të paaftit.
Ti ke dituri me të cilën e këshillon tjetrin për të mirë.
Ti ke dituri me të cilën e mëson (jep sadaka) të paditurin.
Kur thotë Zoti i Lartmadhëruar: “Dhe me atë çka i kemi furnizuar (rezaknahum), shpërndajnë”. Ky ajet përfshin të gjitha çështjet e jetës. Të gjitha çështjet plotësuese në ekzistencë janë risk (furnizim), sa që nëse ndonjë njeriut i mungon diçka, e ti ia plotëson, do të thotë se i ndihmon, sepse ti disponon, e ai jo. Kjo është çështje risku (furnizim).
Pra, plotësimi i mungesës së diçkaje është risk.
–
Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi Përktheu: Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga “Fetva”