SI ËSHTË BËRË TAKIMI I MUHAMEDIT S.A.V.S. ME PEJGAMBERËT TJERË KUR AI KA QENË I GJALLË, NDËRSA ATA TË VDEKUR

SI ËSHTË BËRË TAKIMI I MUHAMEDIT S.A.V.S. ME PEJGAMBERËT TJERË KUR AI KA QENË I GJALLË, NDËRSA ATA TË VDEKUR

Pyetje: Si është bërë takimi i Muhamedit s.a.v.s me pejgamberët kur ai ka qenë i gjallë, ndërsa ata të vdekur?

Imami i mirënjohur përgjigjet:

Kur’ani ka shumë ajete. Nëse njeriu ndalet e përqendrohet në të gjitha ato, do të përfitojë thelbin në të cilin duhet bazuar, pasi që ai noton me imanin e tij nëpër ta dhe nëpërmjet ngjarjeve, si p.sh. mënyra se si është takuar me pejgamberët, si ua ka falur namazin atyre, përderisa ai ka qenë gjallë, sipas ligjit të të gjallëve, ndërsa atyre të vdekur, sipas ligjit të të vdekurve. E, si bëhet takimi i të gjallit me ligjet e të gjallëve, ndërsa i vdekuri me ligjet e të vdekurve dhe të kenë kryer së bashku një veprim?

Është e vërtetë se njeriu kur ndërlidhet me shpirtin e tij, ndërlidhet në forma të ndryshme. Është i ndërlidhur kur është i gjallë, mirëpo në këtë rast ka dy forma të ndërlidhjes: ndërlidhet kur ai është në gjumë, i cili është ligj në vete, dhe kur ai është zgjuar, i cili, po ashtu, është ligj në vete. Mirëpo, edhe të zgjuarit, edhe gjumi janë dy çështje të të gjallëve. Të lëmë anash çështjet sekrete të jetës në varr (Berzahit) dhe pas ringjalljes, sepse ne po flasim për çështjet, të cilat janë në sferën tonë. Unë po kam dy statuse: statusi i parë-gjallë dhe statusi i dytë- gjallë në gjumë. Shpirti ka lidhje me trupin, kur jemi zgjuar, e ky është ligj i veçantë, dhe, po ashtu, shpirti ka lidhje me trupin, kur jemi fjetur, e ky ligj është, po ashtu, i veçantë. Nëse e analizojmë ligjin e shpirtit me trupin fjetur, a është po i njëjti ligj i lidhjes së shpirtit me trupin zgjuar? Natyrisht se jo, nuk është një lidhshmëri. Jo. Parashtrohet pyetja: Pse? Thuhet se unë e shoh në gjumë (ëndërr) filanin, i cili kishte veshjen ngjyrë të kuqe, e tjetri veshje ngjyrë të gjelbër, pra unë po shoh ngjyra, ndërsa sytë i kam të mbyllur. Ç’është ajo që më ka bërë që t’i shoh ngjyrat pa mjet (mjetin e syve), pasi që unë jam në gjumë dhe sytë i kam të mbyllur!? Pra, po ekzistuakan mjete prej mjeteve të të perceptuarit, të cilat nuk i kam (drejtpërdrejtë) dhe mjete prej mjeteve shqisore, me të cilat flas, e ndiej dhe përjetoj gjërat jo me mjete shqisore të veçanta. Që në momentin kur trupi im bie në gjumë, shpirti fillon të reflektojë dhe të paraqitet me trupin, i jep kuptim të mrekullueshëm, e pas kësaj kohe nuk e ka fuqinë e dominimit, por ka ligj tjetër të veçantë. P.sh. deri sa je në ëndërr, sheh vëllezërit tu që mahiten me ty, qeshin, hanë, pinë, po ashtu, e tjetri, deri sa është fjetur së bashku me ty në një krevat, është me një grup njerëzish, të cilët e rrahin. Ti nuk ndien çfarë i ndodh atij, por edhe ai nuk ndien çfarë të ndodhë ty; ti je në një botë tjetër, e ai në një botë (hapësirë) tjetër. Nëse dëshiron që ti ta harmonizosh këtë ligj jo në ëndërr, asnjëherë nuk mund ta realizosh.

Pra, të zgjuarit ka ligj, gjumi ka ligj. Ligji i shpirtit në gjumë është më i lehtë dhe më i fuqishëm se sa ligji i shpirtit zgjuar. Përderisa është kështu sa jemi në këtë jetë, atëherë si do të jetë me këtë materie kur përfundon dhe humbet? Cili ligj vjen në pyetje pas tij?

A është më i rëndë apo më i lehtë se ligji i gjumit? Patjetër duhet të jetë më i lehtë se ligji i gjumit; mund të shqisojë, të shohë, të takohet, mirëpo kush është ai, i cili mund të zhvishet prej materies së tij dhe ta ndajë shpirtin nga trupi për t’u takuar me ta. Është Ai, Allahu i cili ka vepruar me të dërguarin e Allahut s.a.v.s. për të qenë ashtu; procesi është më i privilegjuar se procesi i gjumit. Ai e ka zhveshur në tërësi prej qenies njerëzore. I ka bërë të shohin gjëra, të cilat nuk ka mund t’i shohë as zgjuar, i ka parë në tërësi prej një procesi të veçantë. Për këtë i Dërguari i Allahut s.a.v.s ka kaluar nëpër dy faza. Çdo ëndërr që e shihte, e përjetonte plotësisht zgjuar, pra që nga momenti kur Muhamedi s.a.v.s. ka dalë prej materies, i ka parë ëndrrat, të cilat nuk kanë qenë iluzion, por realitet. E, si ka qenë puna kur Zoti i Lartmadhëruar ka parë që Muhamedi s.a.v.s të kalojë krejtësisht në një formë tjetër. Sheh apo nuk sheh? A është ai ligj më i ngritur se ligji i gjumit, apo jo? Pasi që ai ka qenë ligj i Berzahit (jetës pas vdekjes), atëherë çfarë lidhjesh ka shpirti me trupin në botën tjetër. Do të jetë sistem i veçantë.

Pra, duhet ta dimë se shpirti ka lidhje me trupin kur është zgjuar, e pas kësaj shpirti prapë ka lidhje me trupin, kur është në gjumë. E ligji i lidhmërisë në gjumë është më i fuqishëm se ligji i lidhmërisë zgjuar. Po ashtu, shpirti ka lidhje me trupin pas vdekjes në  berzah, sikurse do të ketë lidhsmëri me trupin pas ringjalljes. Kjo lidhmëri është superiorja dhe përfundimtarja. Për këtë arsye do të jemi përfundimisht krejt diçka tjetër. Hamë e nuk kryejmë nevojë dhe nuk plakemi. Pra, botën tjetër duhet ta kuptojmë si lidhmëri të trupit dhe shpirtit me ligjin e tij të posaçëm. Ligji zgjuar është diçka në vete, ligji në gjumë është, po ashtu, diçka në vete. Ligji në vdekje është diçka në vete, sikur edhe ligji pas ringjalljes që është diçka në vete.

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga “Fetva”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s