Vlera e dhënies së borxhit
Tre persona prej gjeneratave para jush janë nisur për një udhëtim,
deri sa i zë nata para një shpelle në të cilën vendosen për ta kaluar natën.
Nga kodra rrokulliset një shkëmb dhe e bllokon tërësisht hyrjen dhe daljen e shpellës. (Ata duke biseduar mes vete) Thonë:
– Ne nuk mund të shpëtojmë gjallë nga kjo shpellë ndryshe, vetëm se duke i bërë lutje Allahut të Lartmadhëruar në bazë të punëve tona të mira.
Personi i tretë u lut:
– O Zoti im, unë kam pasur punëtorë.
Të gjithëve ua kam dhënë pagën e fitimit menjëherë,
përpos një punëtori, i cili ka shkuar pa e marrë pagën (e fundit).
Pastaj pagën e tij e kam vendosur në qarkullim dhe pasuria e tij u shtua.
Pas një kohë me erdhi e më tha:
– O rob i Allahut, më jep pagën!
I thashë:
– Krejt çka sheh prej kësaj pasurie, si: këto dele, këto lopë, këto deve dhe ky rob, të gjithë janë shtuar prej pagës tënde.
Ai më tha:
– O rob i Allahut, mos u tall me mua!
Unë i thashë:
– Nuk jam duke u tallur me ty.
Pastaj e mori tërë pasurinë e tij dhe nuk la asgjë prej tyre.
O Zot im, këtë e kam bërë vetëm e vetëm për ta fituar kënaqësinë Tënde; na shpëto nga kjo fatkeqësi!
Atëherë shkëmbi lëvizi i tëri dhe që të tre dolën nga aty e shpëtuan.
–
Dr. Musli Vërbani
“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”