Rëndësia e nderit
Tre persona prej gjeneratave para jush janë nisur për një udhëtim.
Derisa i zë nata para një shpelle në të cilën vendosen për ta kaluar natën.
Nga kodra rrokulliset një shkëmb dhe e bllokon tërësisht hyrjen dhe daljen e shpellës. (Ata duke biseduar mes vete) Thonë:
– Ne nuk mund të shpëtojmë gjallë nga kjo shpellë ndryshe, vetëm se duke i bërë lutje Allahut të Lartmadhëruar në bazë të punëve tona të mira.
Njëri u lut:
– O Zoti im, kam pasur një kushërirë të afërm, të cilën e kam dashur më shumë se tërë botën, andaj kërkova prej saj (siç kërkojnë meshkujt prej femrave), por ajo më refuzoi.
Një vit prej viteve mbretëronte uri e madhe, e ajo u paraqit tek unë.
E unë ia dhashë asaj 120 dinarë ari, me qëllim që të pranojë të vetmohej me mua.
Pasi i mori të hollat dhe e kisha në disponim (që të veproj me të çka të dua), ajo më tha: – Frikësoju Allahut, e mos më çndero padrejtësisht!
Atëherë u largova prej saj dhe nuk kontaktova me të, edhe pse e doja më shumë se çdokënd tjetër, kurse të hollat të cilat ia pata dhënë, nuk ia mora.
– O Zoti im, nëse këtë e kam bërë vetëm për ta fituar Kënaqësinë tënde, na shpëto nga kjo vështirësi në të cilën gjendemi!
Shkëmbi prapë lëvizi (nga hyrja e shpellës), por jo në tërësi për të dalë nga aty.
–
Dr. Musli Vërbani
“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”