Më digjni dhe me hidhni në det

Më digjni dhe me hidhni në det

Një njeri që asnjë të mirë nuk e ka pasur në jetën e tij,

i thotë familjes së tij:

– Kur të vdes ma digjni trupin, bëjeni hi,

pastaj hirin ndajeni në dy pjesë:

Njërën pjesë shpërndajeni në tokë,

pjesën tjetër shpërndajeni në det.

Këtë bëjeni se për Zotin, nëse Allahu ka caktuar që njerëzit të japin përgjegjësi për vepra, do të jap llogari aq të madhe dhe do të dënohem aq shumë, aq sa asnjë njeri në botë nuk është dënuar.

Kur vdiq, familja vepruan ashtu siç i kishte porositur.

Allahu e urdhëroi detin dhe e tuboi pjesën e tij.

Allahu e urdhëroi tokën dhe e tuboi pjesën e tij (Zoti e ngjalli atë).

Pastaj i tha:

– Përse veprove kështu?

Ai u përgjigj:

– O Zoti im, Ti e di më së miri, nga frika ndaj Teje.

Atëherë Allahu i Lartmadhëruar ia fali atij.

Dr. Musli Vërbani

“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s