Kujdesi ndaj prindërve

Kujdesi ndaj prindërve

Tre persona prej gjeneratave para jush janë nisur për një udhëtim.

Derisa i zë nata para një shpelle, në të cilën vendosen për ta kaluar natën.

Nga kodra rrokulliset një shkëmb dhe e bllokon tërësisht hyrjen dhe daljen e shpellës. (Ata duke biseduar mes vete) Thonë:

– Ne nuk mund të shpëtojmë gjallë nga kjo shpellë ndryshe, vetëm se duke i bërë lutje Allahut të Lartmadhëruar, në bazë të punëve tona të mira.

Personi i parë prej tyre lutet:

– O Zoti im! I kam pasur prindërit shume pleq.

Asnjëherë ujë nuk kam pirë para tyre.

Para tyre nuk i kam dhënë as familjes sime, po as punëtorëve të mi.

Një ditë u vonova për shkak të kërkimit të kullosës sa më të mirë, e kur u ktheva ata veç kishin fjetur.

Pasi e mola bagëtinë, qumështin ua dërgova atyre, por ata ishin fjetur.

Unë nuk desha t’ua prish gjumin atyre, por edhe nuk e kam pirë qumështin para tyre, e as nuk u dhashë të pinë familjes dhe punëtorëve të mi.

Qëndrova zgjuar në këmbë me qumështin në dorë duke i pritur deri sa të zgjoheshin. Kështu prita deri sa agoi dita, e fëmijët e mi qanin për qumësht para këmbëve të mia,

e unë u dhashë të pinë qumësht, tek atëherë, pasi u zgjuan prindërit e mi dhe pinë para tyre.

O Zoti im! Nëse këtë e kam bërë vetëm për të fituar kënaqësinë Tënde, na tejkalo këtë fatkeqësi dhe lëvize këtë shkëmb (e të dalim në dritë)!

Shkëmbi lëvizi, por jo edhe aq sa mund të dilnin jashtë.

Dr. Musli Vërbani

“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s