QIELLI DHE TOKA QAJNË

QIELLI DHE TOKA QAJNË

Pyetje: Zoti i Lartmadhëruar thotë: “Për ta nuk qajtën as qielli e as toka dhe atyre nuk iu dha afat.”(Ed-Duhan, 29)

A është fjala “të qajturit” alegori apo qielli dhe toka qajnë realisht?

Shejh Shaëraviu përgjigjet: Qielli dhe toka qajnë. Po, qajnë dhe ky veprim është veprim i ndjenjave. Qajtja është operacion, veprim, reflektim dhe dalja jashtë për shkak të ndjenjave për diçka. Ti qan për arsye se ke ndonjë ndjenjë për diçka.

Dëshiron ta sqarojë dhe të vërtetojë pse në të ka ndjenja. Pasi që qielli dhe toka kanë ndjenja, mbesin çështje prej të cilave mund të përfitohet, e ato janë sende të ngurta, bimët, gjallesat; për këtë arsye nuk ka ndonjë pengesë për të mos besuar se ata kanë ndjenja. Atëherë vetvetiu kuptohet se ata gëzohen për gjërat për të cilat shpërblehen. Pse meritojnë të shpërblehen?

Sepse ata e dinë qartë se nuk meritojnë shpërblim, derisa mbi ta nuk praktikohet programi i Allahut, ashtu siç e kërkon Ai.

Pra, qielli është gëzuar atëherë kur praktikohet programi i Allahut, ashtu siç dëshiron Allahu, por pa dëshirën e tij të drejtpërdrejtë. Pra, ai (qielli) është vëlla në fe për të (tokën) dhe kur të jetë e begatuar, e ndien veten të kënaqur e të gëzuar, sepse është begati edhe për të. Për këtë arsye kënaqësia në jetë varet prej kënaqësisë konkrete dhe abstrakte; pra, këtu është konkrete.

“Dhe atij të cilit i peshojnë veprat e mira në peshojë, ai do të jetojë jetë të kënaqshme.”

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga “Fetva”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s