NE E KEMI KRIJUAR NJERIUN NË VËSHTIRËSI
Pyetje: Në jetë dhe në aktivitete të ndryshme ballafaqohemi me vështirësi të natyrave të ndryshme. Ndonjëherë ato vështirësi tejkalohen, ndonjëherë jo. A është kjo natyrshmëri e jetës së njeriut në këtë botë dhe a është krijuar për kryeneçësi?
Përgjigje: Imami i mirënjohur thotë: Zoti i Lartmadhëruar thotë: “Ne veç e kemi krijuar njeriun në vështirësi…”. E, kjo do të thotë se njeriu nga natyrshmëria e përbërjes së tij është i ndërlikuar apo që të jetë në vështirësi. Ai i cili dëshiron të jetë i qetë, është njeriu, i cili nuk e ka kuptuar fshehtësinë e krijimit të Allahut, sepse Allahu i Lartmadhëruar e ka krijuar njeriun të jetojë në vështirësi. Ia ka krijuar aftësinë dhe e ka dalluar me mendje. Fuqinë njësoj si të kafshës, pra në vete ka pjesë (përbërje) shtazarake, e cila zhvillohet me ligjet e kësaj bote, e cila manifestohet në trupat e gjallë, me të cilën pikë bashkohen pjesa më e madhe e krijesave. Mirëpo, prej të gjithave atyre krijesave, e ka dalluar me mendje, pra Zoti i Lartmadhëruar e ka dalluar mbi të gjitha krijesat me mendje. Po pse? A ke parë ndonjë lloj apo gjeneratë të ndonjë kafshe duke thënë: Duhet që jetën tonë ta zhvillojmë. Ta rrisim komoditetin në shkallën më të lartë, ta ndryshojmë ushqimin në përbërje më të mirë, të zbulojmë ilaçe për sëmundjet tona dhe të mundohemi t’i zgjidhim problemet tona vet. A ke parë ndonjë gjeneratë të kafshëve se ka vepruar kështu? A ke parë ndonjë kafshë që kur i vendoset ushqimi pranë saj, e ajo të ketë thënë: e dua këtë ushqim, e nuk e dua këtë, ose duke thënë: Këtë ushqim do ta ruaj për nesër ose një pjesë të ushqimit do ta ruaj për ditët e ardhshme. A e ke parë kafshën, edhe pse ajo ngopet duke ngrënë, ajo vazhdon të hajë. Po, edhe nëse i mëshon, dhe sado që i mëshon, ajo vazhdon të hajë, pra ha e nuk ndalet, sepse ajo vetëm e plotëson nevojën e tij, e pastaj, që t’i ketë mjetet në disponim, ta çojë ushqimin në vendin e tij.
Pas kësaj shohim njeriun kur ha dhe ngopet, e pastaj kur i thua: Ky ushqim është i mirë dhe duhet ta shijosh, ose ia sjell një pjatë tjetër me pamje tërheqëse, të përgatitur mirë, ai edhe pse është i ngopur, ha. Ndërsa, kafsha ha sa kërkon nevoja, pra vetëm mbush nevojën. Këtu shohim se njeriu është në hapësirë ku Zoti i Lartmadhëruar i ka dhënë të drejtë zgjedhje, që ai vet të vendosë. Ndonjëherë ai merr vendim, i cili është i dëmshëm për të, ndonjëherë i dobishëm. Mirëpo, mundësia e vendimmarrjes për të ngrënë ose për të mos ngrënë pas ngopjes, ose të veprojë diçka, ose të mos veprojë diçka, nuk është çështje të cilën e kërkon nevoja apo ndjenja, por me të drejtën e tij zgjedhëse. Pas kësaj shkojmë dhe shikojmë: A e kemi parë kafshën që i merr fëmijët e tij deri sa të bëhen të pavarur, dhe në momentin kur fëmija e kafshës rritet, ajo ndahet prej prindërve, përfundon çdo gjë dhe nuk dinë prindërit ku shkon, sepse roli dhe misioni i tyre ka përfunduar. Pra, ndjeshmëria dhe e drejta e të zgjedhurit janë shkak i kryeneçësisë së njeriut dhe e vështirësive të tij.
–
Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi Përktheu: Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga “Fetva”