Adhuruesi 500 vjeçar

Adhuruesi 500 vjeçar

Muhamedi a.s. tregon se si:

Një njeri e ka adhuruar Allahun 500 vjet pandërprerë.

Në maje të kodrës, ku gjerësia dhe gjatësia ka qenë tridhjetë nyje.

Në lartësi tridhjetë nyje.

Në mes të oqeanit, ku largësia prej toke ishte 4000 fersah nga çdo anë.

Pranë tij ishte një burim i ujit me madhësi të gishtit, i cili kishte ujë të ëmbël.

Ai burim ishte në rrënjë të vendit ku qëndronte.

Pranë tij ishte një shegë, e cila jepte fruta të pjekura për çdo natë.

Gjatë ditës e adhuronte Allahun.

Kur bëhej natë, shkonte aty, merrte abdes dhe hante shega.

E pastaj vazhdonte namazin dhe lutjet e tij.

Allahu ka dhënë urdhër që atij t’i merrej shpirti përderisa të jetë në sexhde, dhe që as toka e asgjë tjetër të mos ia prishin rrugën e tij, me qëllim që edhe në Ditën e Kijametit të ngrihet prej sexhdes.

Dhe ashtu ka ndodhur.

Muhamedi a.s. thotë: Dhe derisa ne shkonim lart e poshtë (Xhibrili) më tregoi:

– Ai do të ringjallet në Ditën e Kijametit dhe do të qëndrojë para Allahut.

Allahu do të thotë:

– Çojeni robin tim në xhenet me mëshirën Time.

Ai do të thotë:

– O Zoti im, me veprën time.

Allahu thotë:

– Çojeni robin tim në xhenet me mëshirën Time.

Ai thotë:

– O Zoti im, me veprën time.

Atëherë Zoti thotë: – Peshojani dhe krahasojani robin tim të mirat e Mia ndaj tij me veprat e tij.

Dhe vendoset (në peshojë) begatia e shikimit, e cila peshon me rëndë se 500 vjet adhurim,

ndërsa të gjitha të mirat e tjera trupore tepruan.

Pastaj thotë: – Kthejeni – dhe ai qëndron para Zotit.

Zoti thotë: – Kush të krijoi kur ishe asgjë?

Thotë: – Ti o Zoti im.

– Kush të ka forcuar në adhurim 500 vjet?

Thotë: – Ti o Zoti im.

Zoti i thotë: – Kush të vendosi në kodrën, ku në mes të saj buroi uji i ëmbël, e jo i njelmët, dhe për çdo natë piqeshin shegat, përderisa ata piqen një herë në vit, dhe kam urdhëruar që shpirtin të ta marrin kur ti të jesh në sexhde dhe ashtu ndodhi?

Ai thotë: – Ti o Zoti im.

– Pra të gjitha kanë qenë me mëshirën Time. Prandaj edhe po të çoj në xhenet me mëshirën Time.

Çojeni robin tim në xhenet, sepse ka qenë robi Im i mirë – dhe vendoset në xhenet.

Dr. Musli Vërbani

“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s