Pabesimtari në varr

Pabesimtari në varr

Pabesimtari pasi të varroset i kthehet shpirti në trup,

i vijnë dy melekë dhe e pyesin:

– Kush është Zoti yt?

– Jo, nuk e di!?

– Cila është feja jote?

– Nuk e di!?

– Cili pejgamber është i dërguar te ju?

– Nuk e di !?

Pastaj i thuhet:

– Nuk e dite, nuk ke njohuri për këto gjëra.

Vjen një zë nga qielli e thotë:

– Shtroni shtrat të Xhehenemit

Hapjani derën e Xhehenemit.

I vjen nxehtësi e fortë.

I shtrëngohet gjendja aq shumë saqë i pëlcasin edhe eshtrat.

I vjen një person me fytyrë të keqe.

Rroba të këqija.

Erë të keqe dhe i thotë:

– Kjo është dita e premtuar,

kjo është dita e ndëshkimit.

Jobesimtari i thotë:

– Kush je ti?

– Unë jam vepra e jote e keqe.

Pastaj verbërohet dhe shurdhohet.

Dr. Musli Vërbani

“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”

Lini një koment