Besimtari në varr
Kur të varroset i vdekuri besimtar i kthehet shpirti në trupin e tij,
i shkojnë dy melekë dhe e pyesin:
– Kush është Zoti yt?
Besimtari thotë:
– Allahu është Zoti im.
– Cila është feja jote?
– Feja ime është Islami.
– Cili pejgamber është dërguar te ju?
– I Dërguari i Allahut – Muhamedi a.s.
– Cila është dituria (libri) juaj?
– Kam lexuar Kur’anin librin e Allahut, i kam besuar, vërtetuar dhe praktikuar në vepër.
Nga qielli vjen një thirrje:
– E ka thënë të vërtetën robi im.
Shtroni shtrat të Xhenetit.
Visheni me rroba të Xhenetit.
Hapjani dyert e Xhenetit.
Nga brendia e shpirtit i vjen era e mirë,
i zgjerohet gjendja dhe i zgjatet shikimi.
I vjen një person me pamje të bukur, rroba të mira, erë të mirë e i thotë:
– Të përgëzoj me diçka të mirë, të përgëzoj me kënaqësinë e Allahut, Xhenetin me të mira të shumta dhe të përgjithshme dhe kjo është dita e premtuar.
Besimtari pyet:
– Ti që më përgëzon për të mira, kush je ti?
Thotë:
– Unë jam vepra jote.
Pastaj i hapet dera e Xhenetit dhe e sheh vendin e tij në Xhenet.
–
Dr. Musli Vërbani
“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”