TEORIA E DARVINIT DHE SHAËRAVIJUT

TEORIA E DARVINIT DHE SHAËRAVIJUT

Si është çështja e teorisë së Darvinit dhe e shkencëtarëve të tjerë, të cilët e kanë pranuar një teori të tillë një kohë dhe a është e vërtetë shkencore apo vetëm teori?

Imami i mirënjohur  Shaëraviju përgjigjet: Ajo është vetëm teori, mirëpo, ata të cilët  nuk kanë kuptuar, e kanë marrë si të vërtetë shkencore, e nga këtu ka buruar gabimi.

Ata, të parët, të cilët e kanë pasuar Darvinin për të parën herë, ata e kanë demantuar herën e dytë. Atëherë pse e lodhim veten tonë në këtë çështje, aq sa nuk duhet për t’u lodhur. Ne atë çka e ka thënë Darvini e vendosim në një dorë dhe atë çka ka thënë Allahu në dorën tjetër!?

Mjafton vetëm ky krahasim për të qenë të humbur. Po atij, i cili është sprovuar më këtë teori mund t’i përgjigjemi thjeshtë: Cilët faktorë kanë qenë që majmuni i parë  të shndërrohet në

njeri? Pse majmunët tjerë nuk janë shndërruar në njeri, por kanë mbetur majmunë? Pse nuk kemi vërejtur apo nuk kemi parë se majmunët e tjerë nuk iu kanë nënshtruar këtij procesi, që të zhvillohen e të bëhen njerëz. Nëse ne e kemi prejardhjen prej majmunit, atëherë majmuni nga çka e ka? E ai çka prej çka-hit.

Pra, patjetër duhet të jetë diçka prej diçkaje dhe do të arrijmë te çështja e parë, prapë prej çka-hit. Llojet tjera të gjallesave, a kanë edhe ato prejardhje, që të kenë një origjinë. Bimët, që gjithashtu kanë shenja të zhvillimit më të ulët, a kanë edhe ato prejardhje, ashtu që duke shkuar nëpërmjet prejardhjes zinxhirore të tyre të arrijmë në një origjinë, e cila është zhvilluar. Nëse puna është kështu, atëherë pse nuk po shohim ndonjë zinxhir prej zinxhirëve të kafshëve ose zixhir prej zinxhirëve të bimëve duke u zhvilluar, para syve tanë, në diçka tjetër.

Në të kaluarën është thënë, e kjo pa u kuptuar, se bima e fundit është kafsha e parë. Kjo është vetëm ndjenjë dhe paramendim se bima mbetet bimë, siç ka mbetur dhe kafsha- kafshë.

Kështu edhe kafshët ndoshta mund të zhvillohen në një organ apo disa organe dhe të marrin ndonjë veçori të njeriut; por kjo është aftësia e të imituarit dhe ajo prapëseprapë mbetet kafshë, e nuk mund të zhvillohet në njeri.

Për këtë kemi një shembull: Nëse i mësojmë majmunit çfarëdo veprimi, ai mund ta bëjë një gjë të tillë, mirëpo atë veprim ai nuk mund t’ia mësojë llojit të tij; pra mbetet prapëseprapë majmun, ashtu siç është.

Të mbeturit e krijesave në formën e tyre, siç janë të krijuar, është argument se ato nuk evoluohen, por janë të paevoluara.

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga “Fetva”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s