PO TË MOS KISHIM PËRFORCUAR TY

PO TË MOS KISHIM PËRFORCUAR TY

Kanë diskutuar shumë prej analistëve për  madhështinë ndaj Muhamedit a.s., kur ata e kanë lexuar ajetin  kur’anor: “Po të mos kishim përforcuar Ne ty”.

Ata thanë se kjo është nënçmim për të Dërguarin prej Zotit të Lartmadhëruar, sepse sipas tyre ka anuar në krahun e pabesimtarëve, e për këtë arsye ka zbritur ky ajet. Çka mendon Shejh Shaëraviju në lidhje me këtë?

Imami i nderuar mendon se:

Çështja se i Dërguari i Allahut s.a.v.s ka anuar në krahun e pabesimtarëve dhe se ajeti “Po të mos kishim forcuar ty” është nënçmim për të Dërguarin, lirisht mund të themi se: I Dërguari i Allahut s.a.v.s nuk ka anuar asnjëherë në krah të pabesimtarëve, sepse nuk kishte filluar zbritja e ajetit “po mos?”, sepse Allahu i Lartmadhëruar nuk ka lejuar që të ndodhë një gjë e tillë. Pastaj, Zoti i Lartmadhëruar na tregon se po në atë mos duhet ose bëhet afrimin tek Allahu dhe zbulimin e ajeteve, shenjave dhe argumenteve prej tij nga robërit e tij; nëse robërit mohojnë pas kësaj, atëherë dënimi i tyre do të jetë i dyfishtë, në krahasim me njerëzit tjerë, apo siç i ka thënë Allahu Isa a.s. për Havarijunët: “Dhe kush mohon prej jush pas kësaj, atëherë unë do ta dënoj me dënim të madh, e që me aso dënimi nuk do ta dënoj askënd prej botëve”.

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga “Fetva”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s