Meleku dhe i verbëri
Tre njerëz të një vendi, Allahu xh.sh. dëshiroi t’i sprovojë:
Njëri e kishte zgjebën,
i dyti ishte pa flokë (tullac) dhe
i treti i verbër.
Që të tre kishin të meta,
që të tre ishin të vetmuar.
Nuk u ndihmonte askush, por vetëm largoheshin prej tyre për shkak të sëmundjeve neveritëse të tyre dhe për shkak të papastërtisë së tyre.
Allahu dërgoi një melek te ata për t’i sprovuar, duke u dhënë atyre pasuri dhe duke ua larguar sëmundjet.
Meleku shkoi te i verbëri dhe i tha:
– Çka dëshiron?
I verbëri tha:
– Nuk dua asgjë tjetër, pos të më kthejë Zoti shikimin dhe të kem pasuri sa për ekzistencë.
Meleku e preku dhe atij i erdhi shikimi, pastaj i tha se Allahu ia ka dhënë këto dy dele dhe prej tyre do të pasurohet.
Pas një kohe shkoi meleku prapë për ta sprovuar. Kur shkoi te ai, u paraqit si i varfër, i gjorë dhe me rroba të vjetra, dhe i tha:
– A keni diçka të më ushqeni se jam i uritur?
Ai me zemërgjerësi i tha:
– O vëlla, ti je i varfër dhe nevojtar.
Por tërë kjo pasuri është begati prej Allahut, merr sa të duash dhe sa të kesh nevojë, vetëm se për këtë falënderoje Allahun, e jo mua. Meleku prej të varfrit u shndërrua në formën e vërtetë e tha:
– Ti je bamirës, falënderues dhe i dobishëm për shoqërinë, për këtë arsye Allahu do ta shtojë pasurinë dhe do të të japë shëndet të fortë përgjithmonë.
–
Dr. Musli Vërbani
“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”