Shkopi interesant

Shkopi interesant

Një njeri nga beni israilët ia kërkoi një beni israilit tjetër 1000 dinarë.

Ai i thotë:

– Sillmi dy dëshmitarë le të dëshmojnë.

Ai i thotë:

– A mjafton që vetëm Allahu të jetë dëshmitar.

Ai i thotë:

– Sillma hipotekën.

Ai i thotë:

– Mjafton që Allahu të jetë garantues.

I thotë:

– Të vërtetën e the – dhe ia jep dinarët për një afat të caktuar.

Kaloi në anën tjetër të detit, kreu punën me to.

Kur erdh afati, kërkoi anije për t’ia çuar në afatin e caktuar, mirëpo anije nuk kishte. Atëherë e merr një dërrasë, e shpon dhe i fut brenda 1000 dinarë dhe letrën (të shkruar) prej filanit te filani. E mbylli mirë e tha:

– O Zoti im! Ti e di kur i kam marrë borxh prej filanit 1000 dinarë, i cili kërkoi garantim, e unë i thashë që garantues të jesh Ti o Zoti im, dhe ai u pajtua për këtë. Ai më kërkoi dëshmitarë, unë i thashë mjafton që dëshmitar të jesh Ti o Zoti im, dhe ai u pajtua me këtë. Mirëpo unë u mundova të gjej anije për t’ia larë borxhin, por nuk gjeta, për këtë arsye po i dorëzoj tek Ti – dhe e hodhi në det”.

E përcolli deri sa u largua, dhe përfundimisht nuk gjeti anije.

Në anën tjetër, njeriu të cilit i kishte marrë borxh, shikon mos ka ardhur ndonjë anije duke pritur kthimin e borxhit.

Por, e sheh vetëm një shkop, në brendinë e të cilit ishte malli.

Duke tubuar dru për familjen e tij dhe duke i thyer (çarë drutë) i gjeti 1000 dinarët dhe letrën.

Pas një kohe vjen borxhmarrësi me 1000 dinarë tjera dhe i thotë:

– Për Zotin, pandërprerë kam kërkuar anije për të ardhur dhe për të t’i sjellë të hollat, mirëpo ishte e pamundur. Deri sa sot e takova një anije dhe erdha.

Ai i thotë:

– Vallë mos më ke dërguar mua diçka?

Tha:

– Të tregova se nuk kam mundur të gjej anije deri sot.

I tha:

– Zoti e ka la borxhin në vend tëndin, i cili e ka dërguar shkopin (me të holla). E ti me 1000 dinarët tjera vepro si të duash në rrugë të hajrit.

Dr. Musli Vërbani

“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”

Lini një koment