Pendimi pas 100 vrasjeve

Pendimi pas 100 vrasjeve

Një njeri kishte vrarë nëntëdhjete e nëntë vetë.

Ka pyetur për njeriun më të dijshëm në botë.

Atë e udhëzuan te një njeri i devotshëm.

Shkon te njeriu i devotshëm e i thotë se ka vrarë 99 veta, andaj a ka për të pendim?

Njeriu i devotshëm i thotë se për të nuk ka teube.

Ky e vret edhe njeriun e devotshëm dhe me të i plotëson njëqind të vrarët.

Pastaj vazhdon të kërkojë njeriun më të ditur në botë, e udhëzuan te një dijetar.

Ky, pasi e gjen, i tregon se ka vrarë 100 njerëz dhe e pyet edhe këtë se a ka për të pendim.

Dijetari i tha se edhe për të ka teube: – Po! Por është shumë larg dhe vështirë.

Vrasësi e pyeti:

– Sa është largësia mes meje dhe teubes?

Dijetari i tha:

– Shko në atë vend dhe në atë vend, aty banojnë njerëz të cilët e adhurojnë Allahun, edhe ti adhuroje Allahun me ta dhe mos u kthe kurrë në vendin tënd, sepse është vend i keq.

Njeriu u nis për në vendin e adhurimit të Allahut dhe kur arriti në gjysmë të rrugës i erdhi vdekja.

Atëherë lindi grindja në mes Melekëve të mëshirës dhe Melekëve të dënimit.

Melekët e mëshirës thanë:

– Ai deri këtu ka ardhur i penduar për mëkatet me zemër të drejtuar nga Allahu i Madhërishëm.

Melekët e dënimit thanë:

– Asnjëherë më parë nuk ka bërë mirë.

Atëherë këtyre Melekëve u vjen një Melek tjetër në formë të njeriut e këta e morën për gjykatës, që të gjykojë se cilët kanë të drejtë.

Ky u thotë:

– Matni në mes dy vendeve, vendit të adhurimit dhe atij të mëkateve, e më afër cilit vend të jetë, atij vendi edhe i takon.

Melekët e matën hapësirën në mes dy vendeve.

Konstatuan se i penduari ishte më afër vendit që synonte (adhurimit).

Prandaj e morën Melekët e mëshirës.

Dr. Musli Vërbani

“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s