SËMUNDJET E ZEMRËS DHE SHËRIMI I TYRE

SËMUNDJET E ZEMRËS DHE SHËRIMI I TYRE

Kur’ani fisnik në shumë vende tregon për sëmundjet e zemrës, si p.sh. ajeti:

“Në zemrat e tyre ka sëmundje dhe për këtë Allahu ua shton edhe më shumë sëmundjen”.

Çka ka për qëllim ajeti: “sëmundjet e zemrës” dhe a janë sëmundje konkrete (fizike) apo sëmundje psiqike e shpirtërore (kuptimore)?

Shejh Shaëraviju përgjigjet:

Sëmundja është kalimi i trupit prej baraspeshës, prej binarëve. Ti nuk mund ta ndiesh dhembjen në sy kur të lëndohet syri, derisa nuk kalon prej kufirit të baraspeshës. Nuk mund ta ndiesh sëmundjen e barkut, derisa ai të dhemb, e nuk mund ta ndiesh sëmundjen e veshkës derisa të dhemb. Nuk të dhemb asnjë pjesë e trupit, përderisa nuk del prej vendit të tij.

Kalimi i trupit prej vendit normal të tij tregon sëmundjen, e shenja e kalimit të trupit prej vendit normal të tij është dhembja. Kjo dhembje është tregues i lëkundjes së shëndetit, sepse është tregues i sëmundjes, sëmundjet të cilat vijnë dhe gjenden në trup; sëmundjet pa dhimbje janë më të vështira për shërim dhe më të rrezikshme.

Pastaj, vazhdon Imami i mirënjohur:

Sa i përket zemrës ajo është pjesë fizike (konkrete) e stërmbushur me gjak, ajo jep lëvizje dhe jetë. Kjo është ana materiale, ndërsa në çështjet abstrakte, çështjet logjike përqendrohen dhe depërtojnë në zemër dhe e komplikojnë, e shtrëngojnë dhe nuk mund të lirohet më nga ato shtrëngime. Lëvizja e trupit, pra e jetës bëhet nëpërmjet këtyre çështjeve. Hapësirën të cilën e përfshin zemra, quhet mendje (zemër + mendje). Zemra dhe mendja.

Pra, zemra (kalb) dhe mendja (fund) janë në kraharor, gjoks. Allahu, kur tregon për zemrën tregon me metodologji dhe forma të ndryshme, dhe thotë:

“Dhe zemra (Fuad-gjoksi, kraharori) i nënës së Musait u bë e zbrazët”.

Pra, nuk e ka përdorur fjalën “kalb-zemër”, por e ka përdorur fjalën “Fuad – gjoks, mendje”. Sepse Zoti i Lartmadhëruar thotë:

“Dhe sikur mos ta kishim ndërlidhur dhe përforcuar zemrën e saj (kalbeha)”.

Zoti i Lartmadhëruar thotë: “A nuk ta kemi zgjeruar ty kraharorin tënd”. Pra, zgjerimi i zemrës në tërësi, e jo vetëm zgjerimi i mendjes, ose vetëm zgjerimi i zemrës.

Pra, ajeti fisnik, i cili përmend sëmundjen e zemrës, ka për qëllim sëmundjen kuptimore-abstrakte, e kjo do të thotë të kaluarit jashtë normales.

Cili është kufiri normal hapësinor i zemrës? Kufiri i normales është që të jetë në atë masë, pra besimi i cili të afrohet të jetë i përmbushur, në njërën anë, dhe, në anën tjetër, të gjitha çështjet tjera, pra balancimi dhe ekuilibrimi në mes tyre, e pastaj cila prej dy çështjeve të qetëson, e vendos në zemër.

Nëse njëra çështje të mbetet në zemër, e diskutohet çështja tjetër, kjo nuk është drejtësi e pranimit të ofertës, ose kjo mund të quhet anim i shërimit të zemrës. Por, balancim i plotë është të dalët e të dy çështjeve nga zemra jote, pastaj t’i analizosh, e më në fund cila të jetë më prioritare, ta vendosësh në zemër. Ky është balancimi dhe ekuilibrimi më i drejtë dhe më i saktë, sepse Allahu asnjë njeri nuk e ka bërë me dy zemra në gjoksin e tij, që me dy zemra t’i analizojë dy çështje, por t’i analizojë vetëm me një zemër, në një hapësirë. Ndërkaq, në një hapësirë nuk mund të vendosen asnjëherë dy hapësira të ndryshme.

Nëse ti e ke një çështje në zemër, e pastaj ti e analizon çështjen tjetër, tjetra asnjëherë nuk hyn në zemër.

Imami na sjell një shembull:

Shiko në gjërat e kapshme, shiko në gotën e zbrazët, e pastaj mbushe me ujë. Do të shohësh se uji nuk mund të depërtojë pa e larguar ajrin nga ajo gotë. Pra, ajri del duke u mbushur gota me ujë. Nëse ti këtë e vendos në zemrën tënde, duke e analizuar çështjen, ti je larguar nga natyrshmëria. Nëse ti e largon nga zemra natyrshmërinë, atëherë sëmundja jote vetëm sa vjen e shtohet.

Zoti i Lartmadhëruar thotë:

“Në zemra të tyre ka sëmundje, e ua shtoi sëmundjen atyre Allahu edhe më shumë”.

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga “Fetva”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s