CILIN LLOJ TË XHINËVE MUND TA NËNSHTROJË NJERIU? 

CILIN LLOJ TË XHINËVE MUND TA NËNSHTROJË NJERIU? 

Ne e dimë se xhinët janë shumë llojesh, një lloj janë të mirë, e tjetri lloj janë pabesimtarë të këqij, të cilët shkaktojnë dëme. Pra, cilin lloj të xhinëve mund ta nënshtrojë njeriu: llojin e të mirëve apo llojin e të këqijve?

Imami i nderuar përgjigjet: Xhinët, të cilët mund t’i nënshtrojë njeriu mund të jenë dy llojesh: lloji i xhinëve të mirë dhe lloji i xhinëve të këqij. Xhini i mirë është sikurse njeriu i mirë, askush nuk mund ta nënshtrojë, me fjalë të tjera, nuk i nënshtrohet askujt. Atëherë nënshtrohet lloji i xhinëve të këqij dhe kjo vetëm çka sjell vështirësi me xhinët e tij.

Zoti i Lartmadhëruar thotë:

“Dhe me të vërtet kanë qenë burra prej njerëzve, të cilët harronin mbrojtje dhe mbështetje prej xhinëve, e për këtë arsye ne u shtuam atyre edhe më shumë vuajtje (Rebeka)”.

U shtuam vuajtje (rebeka) pra ua kanë shtuar vuajtjet, vështirësitë dhe problemet, sepse ata janë treguar mendjemëdhenj, kryelartë dhe kanë kundërshtuar të veprojnë me drejtësi, pra me ligjin e njeriut.

Iu thotë atyre: Neve na është dhënë ligji, i cili është më i mirë se i yti.

Në këtë rast nuk thuhet: veprat shpërblehen sipas qëllimit, sepse qëllimi yt dëshiron të realizohet tek njeriu me ligjin, i cili nuk është ligj i njeriut.

Imami i mirënjohur e sqaron një çështje shumë të rëndësishme, kur thotë:

Çdo gjë çka shohim prej dukurive të çuditshme (fantazma), prej veprimeve të shpirtrave të këqij, të gjitha ato dukuri, veprime, fshehtësi mundet që njeriu të nënshtrojë tjetrin dhe të veprojë atë çka njeriu tjetër nuk mund të veprojë, por edhe xhini i rëndomtë (i mirë) nuk mund ta bëjë atë veprim.

Pyetje: Por, a mundet që njeriu të nënshtrojë shpirtra të këqij, të cilët mund t’i shpejtojnë diçka njeriut në jetë, t’i vonojnë ose të mos i ndodhë.

Përgjigje: Jo, kurrsesi. Për shkak se ata, të cilët merren me këso veprimtari, pra që të gjithë, janë të goditur me shumë gjëra dhe janë të lodhur me shumë gjëra. Pra, aty ka krijesa të fshehta nga shikimi ynë, kanë ligje të tjera dhe e vërteta është se xhinin e kategorisë më të vogël mund ta nënshtrojë xhini i kategorisë më të madhe.

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga “Fetva”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s