Cilin gabim e ka bërë i Dërguari i Allahut s.a.v.s. për të cilin ka qenë dashur të kërkoj falje?
Përgjigjja: Duhet t’i kemi parasysh dy çështje:
E para: I Dërguari i Allahut s.a.v.s. është dërguar mëshirë për të gjithë botët, e nga këtu manifestohet mëshira dhe se Allahu i Lartmadhëruar është i fuqishëm, i cili jep rast, ndërsa ju t’i jepni rast atij. Nëse Ai dënon, Ai dënon se është i fuqishëm dhe ka mundësi ta bëjë këtë.
I Dërguari i Allahut s.a.v.s. e ngarkonte veten me jobesimtarët dhe hipokritët më shumë se sa kishte mundësi; e rëndonte dhe e mundonte veten e tij për ta, për këtë arsye Zoti i Lartmadhëruar në Kur’an i thotë:
“Ne nuk ta kemi zbritur Kur’anin për të të rënduar”.
E Muhamedi a.s. ka pranuar arsyetimin e munafikëve, pse janë zmbrapsur nga fronti, e Zoti i Lartmadhëruar i thotë:
“Zoti ta fali ty pse u ke dhënë leje (që të mos shkojnë në front)”.
Këtu Zoti i Lartmadhëruar e kritikon të Dërguarin e Tij, sepse i ka tejkaluar normat e mëshirës, sepse ato janë jobesimtarët, të cilët e kanë maltretuar të Dërguarin e Allahut s.a.v.s. dhe e kanë luftuar fenë e Allahut. E, kur kanë vdekur, Muhamedi s.a.v.s. ua fal atyre dhe lutet për mëshirë për ta.
Zoti i Lartmadhëruar thotë:
“Dhe mos e fal asnjëherë namazin e ndonjërit prej tyre”.
Pyetje: Po namazi i të Dërguarit të Allahut s.a.v.s. është mëkat?
Përgjigjja: Është tejkalim i normave të mëshirës dhe angazhimi i të Dërguarit të Allahut, duke kërkuar mëshirë për ta, e Zoti i Lartmadhëruar i drejtohet atij:
“Nëse kërkon falje për ta edhe shtatëdhjetë herë, Allahu kurrë nuk ua fal atyre”.
–
Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi Përktheu: Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga “Fetva”