Pse ka thënë: Sundimtar i ditës së shpërblimit, e nuk ka thënë “i ditës së kiametit”?
Përgjigje: Sepse dita e kiametit është skenë prej skenave të ditës së kiametit. Kiamet, pra, do të thotë se do të ngriten njerëzit nga varret e tyre. Mirëpo, përderisa ka tubim llogaridhënie, kalim në urë të siratit dhe shpërblim, ndërsa shpërblimi është akti i fundit, e ka treguar aktin e fundit, sepse parashtrohet pyetja: Pse ringjallemi? Ringjallemi që të shpërblehemi, pra shpërblim është finalizimi. Ai i cili thotë: Dita e shpërblimit apo dita e shpagimit, ai ka për qëllim ditën e kiametit, sepse shpërblim është finalizimi i adhurimit në përgjithësi. Varësisht prej asaj si ka qenë adhurimi ynë, ashtu do të jetë edhe shpërblimi ynë. Për këtë arsye shohim se Kur’ani kur e shtjellon këtë çështje thotë: “Dhe ai i cili shpreson në takimin me Zotin e tij, le të punojë punë të mira dhe adhurimit të Zotit të tij mos t’ia shoqërojë askënd tjetër”.
Për këtë arsye kur ta paraqesim para njerëzve fjalën fe, kemi për qëllim paraqitjen e sheriatit. Themi: ndjenjë, pasion dhe vërtetësi. Pse feja ndikon në personalitet? Kjo do të thotë: nëse ti ke një shumë të pasurisë dhe sheh se ndonjë njeri ka nevojë, menjëherë ndikon në qenien tënde dhe të mundon. E vërteta është se ti e dëshiron fitimin. Por, kush e kupton dhe kush e di ç’është fitimi? Këtë e kuptojnë vetëm njerëzit që kanë pasione. Pra, Ai i cili dëshiron takimin me Zotin e tij, le të veprojë punë të mira dhe mos t’i bëjë idhujtari në adhurimin e tij askujt tjetër pos Tij.
E adhuron vetëm Atë, e falënderon vetëm Atë. Pra, falënderimi vetëm për Zotin e gjithë botëve, falënderimi vetëm për të Gjithëmëshirshmin, falënderimi vetëm për sunduesin e ditës së gjykimit.
–
Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi Përktheu: Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga “Fetva”