Foshnja në djep
Një foshnje ishte duke thithur gji te nëna e vet.
Kalon aty pari një kalorës hipur në një deve të shtrenjtë e të bukur.
Nëna e tij tha:
– O Allahu im, bëje djalin tim sikurse ky!
Fëmija e la gjirin, u kthye nga njeriu, e shikoi dhe tha:
– O Allahu im, mos më bën si ai!
Pastaj u kthye nga gjiri dhe vazhdoi të thithë.
Pastaj njerëzit kaluan me një robëreshë duke e rrahur dhe i thoshin:
– Ke bërë pandershmëri, ke vjedhur.
Kurse ajo thoshte:
– HasbijAllahu ve ni’mel-vekil.
(Allahu më mjafton për gjithçka dhe Ai është mbrojtësi më i mirë)
Nëna e foshnjës tha: – O Allahu im, mos e bëj djalin tim si kjo.
Foshnja e la thithjen dhe shikoi nga ajo e tha:
– O Allahu im, më bëj mua si ajo.
(Foshnja) është arsyetuar:
– Ai njeri ishte tiran, andaj dhe kam thënë, o Allahu im, mos më bëj si ai! ndërsa
– ajo për të cilën thoshin se ka bërë pandershmëri, ajo nuk ka bërë, kanë thënë ka vjedhur, e ajo nuk ka vjedhur, thashë: O Allahu im, më bëj mua si ajo.
–
Dr. Musli Vërbani
“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”