KU ËSHTË DALLIMI NË MES TË “VE MA EDRAKE” DHE “VE MA JUDRIKE”?
Cili është dallimi në mes të “ve ma edrake” dhe “ve ma judrike”?
“Ve ma judrike” është mosnjohje për të kaluarën dhe nuk mund të mësosh dhe ta dish as sot, as në të ardhmen. Për këtë arsye kanë thënë: Për çdo gjë çka vjen në Kur’an “Ve ma judrike” nuk mund të dihet, ndërsa për çdo gjë çka vjen në Kur’an “… ve ma edrake” mësohet dhe dihet.
Nëse në Kur’an shohim “Ma edrake” do të thotë se nuk e ke ditur në të kaluarën, por nuk ka pengesë për ta ditur sot, ndërsa kur shohim “Ve ma judrike”, atëherë nuk e di as sot, as në të ardhmen, ashtu siç nuk e ke ditur në të kaluarën, pa marrë parasysh se a është hija e errët shumë, apo jo e errët.
Për këtë arsye kjo mënyrë nuk ka ardhur për asnjë ndodhi tjetër, por vetëm për çastin e Ditës së Kiametit dhe për Tezkijen e çështjeve të fshehta. Zoti i Lartmadhëruar ka thënë:
“Ve ma judrike (as sot dhe asnjëherë nuk do ta dish) ndoshta dita e Kiametit është afër”, natyrisht nuk ka thënë për ngjarjen, sepse ngjarja dihet me siguri se do të ndodhë, por ka thënë për çastin e asaj ngjarjeje: “Ve ma judrike (dhe ti as sot dhe as në të ardhmen) nuk do ta dish se ndoshta Kiameti është afër”.
Për të dy rastet është çështja e Kiametit se nuk e di dhe nuk do ta dijë, sepse Zoti i Lartmadhëruar ka thënë: “Ve ma judrike” dhe nuk ka thënë “Ve ma judrake”, sepse mënyra “Ve ma edrake” është për kohën e kaluar dhe nuk ka pengesë për ta mësuar dhe për ta ditur sot, ose në të ardhmen.
Ajeti tjetër “Ve ma judrike” ndoshta pastron. Pastrimi (falja) është vetëm i Allahut dhe askush tjetër nuk mund ta posedojë këtë të drejtë, këtë cilësi. Për këtë arsye i Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë: “Unë nuk e pastroj (fali) askënd për te Allahu”.
Pra, këto tri raste janë përmendur në Kur’an.
Pra, tri herë është përmendur “Ve ma judrike”.
Ndërsa 13 herë në Kur’an është përdorur “Ve ma edrake”.
Suretul Haka.
Suretul Murselat.
Suretul Infitar.
Kështu mënyra “Ve ma edrake” dhe “Ve ma judrike” vazhdon të përdoret në suret në vijim. Pra, në suretul Mutaffifinë është përdorur “Ve ma edrake – (çka është sixhini)”, po ashtu në këtë sure “Ve ma edrake – (çka është Ilijjun)”. Në suretul-Beled është përdorur “Ve ma edrake mel akabe”; Suretut-Tarik: “Ve ma edrake met-Tarik”; në suretul-Kadr “Ve ma edrake ma lejletul kadër”; në suretul-Kariatu: “Ve ma edrake mel Kariatu”.’
–
Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi Përktheu: Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga “Fetva”