SHËRIMI (NDËRMJETËSIMI) ME KUR’AN

SHËRIMI (NDËRMJETËSIMI) ME KUR’AN

Shumica e të rinjve pyesin për ndërmjetësimin me Kur’an për qëllime të dunjasë.

Shejh Shaëraviju përgjigjet: Ndërmjetësimi me të gjitha format është i ndaluar, sepse fjala “Tesevul – ndërmjetësim” është shprehje-krijim prej kërkesës. E, kërkesa nuk mund të jetë realizim i qëllimit, por nevojë e paraqitur, pra, kur në moment kërkohet, meriton të ndihmohet; mirëpo, merita e ndihmesës vërehet nga pamja e jashtme dhe nuk është në rregull të hulumtohet pastaj se a është ajo kërkesë (lypje) vetëm profesion i lypësit, por ndihmohet automatikisht.

Për këtë është rregulla e “rezervës”. Ndihma (dhënia e lëmoshës) është më e vlefshme se  sa mosdhënia e ndihmës: se ndoshta me të vërtetë e ka merituar, e ti nuk e di se e ka merituar, dhe e ke penguar. Sa i përket ndërmjetësimit (Tesevul) me Kur’an, kjo është dukuri prej të cilës duhet larguar dhe në të njëjtën kohë duhet këshilluar njerëzit, të cilët veprojnë një gjë të tillë, që të largohen dhe kështu mos të lejojmë që fjala e Allahut të nënçmohet dhe të nënvlerësohet duke marrë vetëm si mjet kërkese e lutjeje.

Mendoj se dukuria e ndërmjetësimit me Kur’an (Tesevul) është si pasojë e zbutjes së zemrave të atyre, të cilët kanë qenë të larguar nga libri i Allahut, me qëllim që t’i afrohen librit të Allahut, e të cilët nuk kanë pasur mundësi apo mënyrë tjetër që atyre t’u zbuten zemrat. Ndërsa, praktika islame na obligon që mënyra e shërimit të kësaj çështjeje (zbutjen e zemrave) të jetë në atë mënyrë, duke u krijuar atyre ngrohtësi për t’i tejkaluar problemet e tyre dhe për t’i zgjidhë çështjet e tyre, e jo për t’ua dhënë atyre librin e Allahut, që ata ta keqpërdorin dhe ta ultësojnë.

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga “Fetva”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s