Meleku dhe tullaci

Meleku dhe tullaci

Tre njerëz të një vendi, Allahu xh.sh. dëshiroi t’i sprovojë:

Njëri e kishte zgjebën,

i dyti ishte pa flokë (tullac) dhe

i treti i verbër.

Që të tre kishin të meta.

Që të tre ishin të vetmuar.

Nuk u ndihmonte askush, por vetëm largoheshin prej tyre për shkak të sëmundjeve neveritëse të tyre dhe për shkak të papastërtisë së tyre.

Allahu dërgoi një melek te ata për t’i sprovuar, duke u dhënë atyre pasuri dhe duke ua larguar sëmundjet.

Kështu pra, meleku shkoi te tullaci dhe i tha:

– Çka dëshiron?

Njeriu pa flokë, tullaci, i tha:

– Nuk dua asgjë tjetër, pos të më shërojë Zoti nga kjo sëmundje dhe të kem pasuri sa për ekzistencë.

Meleku e preki dhe ai u shërua nga sëmundja, pastaj i tha se Allahu ia ka dhënë këto dy dele dhe prej tyre do të pasurohet.

Pas një kohe, meleku shkoi dhe e vizitoi tullacin, por shkoi në formën e një të varfri dhe kërkoi ndihmë prej tij.

Ai u tregua shumë koprrac. Filloi t’i bërtas, ta ofendojë dhe ta largojë me forcë.

Meleku me shpejtësi u shndërrua në formën e vërtetë dhe i tha:

– Kthehu në sëmundjen e mëparshme, pa flokë (tullac).

Me urdhrin e Allahut u sëmur.

Ai filloi të qajë dhe u pendua, por pendimi i tij nuk pati efekt.

Dr. Musli Vërbani

“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s