Floktarja e bijës së firaunit

Floktarja e bijës së firaunit

Na ishte një shërbëtore e vajzës së faraonit.

Ajo një ditë duke ia krehur flokët bijës së Faraonit i ra krehri në tokë.

Ajo duke e marrë atë tha: – Bismilah (me emrin e Allahut).

Vajza tha:

– Në emër të babit tim a?

Ajo tha:

– Jo, babi yt nuk është zot. Por Zot është Krijuesi im, i babit tënd dhe Zot i gjithësisë.

Vajza tha:

– Unë dua ta lajmëroj babin tim për këtë që ti po thua.

Floktarja tha:

– Bëja me dije.

Ajo e lajmëroi faraonin.

Firauni e thirri shërbëtoren dhe i tha:

– A është e vërtetë se ti beson në një tjetër zot pos meje?

Ajo tha:

– Po, Zot është vetëm Allahu. Ai është Zoti im, i yti dhe i gjithë botëve.

Faraoni porositi të ndizet një zjarr, e pastaj i tha asaj:

– Shko merri fëmijët e tu dhe sjelli këtu.

E ajo i solli fëmijët.

Faraoni tha:

– Tërhiqu nga besimi në tjetër zot.

Ajo tha:

– Jo kuurrë.

Ai tha:

– Hidhjani fëmijën në zjarr.

E hodhën të parin, pastaj të dytin.

Kur i tha që ta hedhin edhe atë që e kishte në krah, atëherë ajo u ndal.

Në atë moment fëmija çoi kokën dhe tha:

– Nënë mos u tërhiq ngase nuk ka zot tjetër pos Allahut.

Atëherë ajo u hodh në zjarr me gjithë foshnjën e saj.

Nga tymi dhe shkrumbi i tyre u parfumuan qiejt.

Ai parfum edhe sot qëndron lartë në qiej.

Dr. Musli Vërbani

“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”

Lini një koment