DITËT E ALLAHUT

DITËT E ALLAHUT

Zoti i Lartmadhëruar thotë: Në ditën kur gjatësia e asaj dite është njëmijë vjet, të viteve të cilat i llogaritni dhe i numëroni ju.

A është dita e llogarisë së Allahut sikurse e ditës tek njerëzit. Pra, dita te njerëzit është 24 orë, ndërsa tek Allahu a është e njëjta llogari apo jo?

Po ashtu, Zoti i Lartmadhëruar thotë:

Ai i cili ka krijuar qiejt dhe tokën për 6 ditë, pastaj ka përfshirë dhe ka nënshtruar arshin. Cila është gjatësia e këtyre 6 ditëve në llogarinë e krijesave dhe llogarinë e Krijuesit të Lartmadhëruar.

Imami i mirënjohur thotë:

Ka dallim në mes të kësaj kur them se unë e kam prodhuar këtë pako për 6 orë dhe në mes të asaj se ti ke ardhur me elementet e qumështit, thartirës dhe i ke vendosur; për një çast vetëm ke thënë bëhu dhe ajo bëhet. Pra, nuk na ka krijuar për nëntë muaj, por na ka krijuar me fjalën “bëhu” dhe është bërë. Dhe, sikurse Allahu ka thënë: E ka krijuar për gjashtë ditë, nuk ka të bëjë me gjashtë ditë. Koha është në tërësi pjesë e ndodhisë dhe se kuptimi të jetë kohë e ndodhisë, është se çdo pjesë e ndodhisë përputhet me pjesën e kohës. Kjo është receta. Mirëpo, Allahu punon pa recepturë. Allahu e punon me “bëhu”, mbase elementet e qiellit apo të tokës; Allahu është ai i cili ka vendosur fshehtësitë, të cilat reflektohen atëherë kur Ai dëshiron, e pastaj e lë të reflektohen. Zoti i Lartmadhëruar thotë: Çdo ditë, brenda 12 orëve. Tjetrën ditë? Ai është aktiv gjithmonë, pra, në çdo çast. Për këtë arsye kur i kanë pyetur dijetarët: Ai (Allahu) për çdo ditë është në aktivitet? Çfarë aktiviteti kryen Zoti ynë, pasi që është e vërtetë se ngjyra e lapsave është terur? Çdo gjë ka marrë fund. Janë përgjigjur: Çështjet të cilat janë krijuar e që vendosen në aksion. Ka dallim të madh në mes të krijimit dhe fillimit të sendit të krijuar. Fillimi i sendit është krijimi i atij sendi, ndërsa fillimi i sendit të krijuar është paraqitja e atij sendi në skenë. Pasi astronomia është zhvilluar deri në atë shkallë, ne e kemi kuptuar Gjithësinë, sistemin diellor, e kemi kuptuar sistemin diellor dhe sistemet tjera afër tij, etj. E kemi kuptuar se fjala ditë nënkupton çdo çast. Pastaj parashtrohet pyetja: Pse? Sepse, nëse në bazë të definimit tuaj ditë quhet hapësira kohore prej lindjes së diellit e deri në perëndimin e tij, dielli gjithmonë, në çdo çast lind e perëndon. Kjo do të thotë se “kur thotë për çdo çast”: Për çdo ditë është në aktivitet. Ka për qëllim çdo çast. Kuptohet se në çdo çast është në aktivitet. Pse? Sepse nëse supozojmë se kjo ditë fillon në orën pesë të mëngjesit deri në orën pesë të mbrëmjes, në orën pesë e një minutë fillon dita tjetër dhe përfundon në pesë e një minutë. Po ashtu, edhe minutat i kanë pjesët përbërëse, sekondat e kështu me radhë. Pra fjala ditë është në çdo çast. Kur Zoti i Lartmadhëruar thotë: Në çdo ditë (çast) është në aktivitet, kjo do të thotë se ai vazhdimisht e pandërprerë është në aktivitet, kur përmendet Ezani, Allahu, dhe sekondat e jetës nuk përfundojnë. Çdo fjalë që dëgjohet, nuk përfundon, dhe çdo kryerje e adhurimit nuk përfundon. Kur Muedhini (thirrësi për namaz) thotë: “Allahu Ekber” për namazin e sabahut, në vendin tjetër është Muedhini tjetër, i cili thotë “Allahu Ekber”, ndërsa tjertri “Eshhedu en la ilahe illallah”; e Muedhini tjetër thotë: “Eshhedu ene Muhamedun Resulullah”. Pra, fjala e ezanit dhe e ibadetit janë të ndërlidhura gjithmonë dhe nuk përfundojnë. Allahu vazhdimisht thirret me “Allahu Ekber, Allahu Ekber”. Në çdo çast prej çasteve të ditës, në çdo çast prej çasteve të natës dhe në çdo ibadet prej ibadeteve, i bëhet lutje Allahut. Përderisa këtu falet sabahu, në një vend tjetër falet dreka,  në një tjetër ikindija, diku tjetër falet akshami e në një vend tjetër jacia. Nga kjo edhe mund të komentohet thënia kurioze e atyre, të cilët thonë: Oj kohë, dhe në ty janë të gjitha kohët. Pra, thënia e Zotit të Lartmadhëruar: “Sundimtarit të ditës së gjykimit”. A nuk është ai sundimtar, udhëheqës i çdo çështje, po ashtu edhe i ditës së gjykimit? Mirëpo, pasi që për sundimtarin dhe për sundimin ka çështje të cilat manifestohen në gjithësi, e kjo do të thotë se: Kur ne shohim një personalitet, e quajmë sundimtar, ndërsa kur shohim tjetrin, e quajmë sundimtar simbolikisht, pra, pasi që çështjet janë të dukshme dhe të padukshme. Disa njerëz janë sundimtarë në aspekt formal (jo real), ndërsa në botën tjetër nuk do të jetë as sundimtar formal, por që të gjitha çështjet në tërësi do të jenë të Allahut. Kjo është arsyeja pse te njeriu paraqiten shkaqet; pra këtu jetojmë me shkaqet e Allahut. Këtu fjala “dita e kiametit” (dinë-kijamet) ka kuptim të shumëfishtë. Këto kuptime, kur i kanë sqaruar dijetarët, i kanë sqaruar kështu: Dinë-ka kuptim shpërblimin. Shpërblimin për çka? Për nënshtrim. Nënshtrim për çka? Ndaj urdhrit të Allahut. Çka është ajo që tregon nënshtrim ndaj urdhrit të Allahut? Planprogrami dhe sheriati.

Pra, shpërblimin për nënshtrim; nënshtrimin në çka, nënshtrim ndaj planprogramit të Allahut. Pra, këtu i kemi tri elemente: shpërblimin, nënshtrimin dhe planprogramin.

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga “Fetva”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s