Dhënia e sadakasë hajnit

Dhënia e sadakasë hajnit

Një njeri kishte thënë:

– Do të jap sadaka.

Doli dhe e dha sadakanë në dorë të një hajni.

Të nesërmen të tjerët thoshin:

– Dje ky njeri i ka dhënë sadaka hajnit.

Ai tha në vetvete:

– O Zoti im!

Vetëm Ty të takon falënderimi!

Unë prapë do të jap sadaka.

Atij pastaj i paraqitet (në ëndërr) një zë duke i thënë:

– Sadakaja e jote e dhënë hajnit, ndikoi që ai të largohet nga vjedhja.

Dr. Musli Vërbani

“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”

Lini një koment