Dhënia e sadakasë të pandershmes
Një njeri kishte thënë:
– Do të jap sadaka.
Del nga shtëpia dhe i jep sadaka një të pandershmeje.
Të nesërmen njerëzit thoshin:
– Ky njeri i ka dhënë sadaka të pandershmes!
Ai thoshte në vetvete:
– O Zoti im! Vetëm Ty të takon falënderimi!
Unë prapë do të jap sadaka.
Atij pastaj i paraqitet (në ëndërr) një zë duke i thënë:
– Sadakaja e jote e dhënë të pandershmes ndikoi që ajo të largohet nga pandershmëria.
–
Dr. Musli Vërbani
“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”