USHQIMI I KËSAJ BOTE DHE USHQIMI I XHENETIT

USHQIMI I KËSAJ BOTE DHE USHQIMI I XHENETIT

A është ushqimi i xhenetit i njëjtë me ushqimin e kësaj bote?

Imami i mirënjohur thotë:

Zoti i Lartmadhëruar thotë:

“E, përgëzoi ata që besuan dhe bënë vepra të mira, se ata do të jenë në xhenete, në të cilët rrjedhin lumenj. Sa herë që u jepet ndonjë ushqim nga frutat e tij, ata thonë: “Ky është ai me të cilin u ushqyem edhe më parë”, ngase u sillet ushqim i ngjashëm (vetëm në formë, e jo edhe në shije). Aty do të kenë ata bashkëshorte të pastra dhe aty do të jenë përgjithmonë”.(El-Bekare, 25)

Derisa njeriu nuk e di një çështje, nuk mund ta emërtojë, dhe përderisa nuk e emërton, në gjuhën tonë nuk mund të ketë ndonjë emër tjetër, i cili e tregon kuptimin faktik.

Mirëpo. Allahu dëshiron të na japë pasqyrë reale, gjendje faktike. Për këtë arsye ka sjellë shembull, por, edhe përkundër kësaj, ne prapë themi: Ky është vetëm një pasqyrim, e asgjë reale, absolute. Na tregon çështjet, të cilat i dëshiron, dhe i kundërshton çështjet tjera. P.sh. Kur na tregon për pirjen e alkoolit në botën tjetër, thotë: “Nuk ka në të dehje”, pra e heq prej alkoolit pjesën e dëmshme, e ajo është se alkoolit të kësaj bote, që turbullon dhe e deh mendjen, i jepet pjesë tjetër, pra kur thotë Zoti i Lartmadhëruar: “Alkool të ëmbël dhe të shijshëm, për ata që e pinë”.

Zoti i Lartmadhëruar, kur t’i tregojë llojet e pemëve në xhenet, thotë: “… rrush, shegë dhe hurme …”, pra prej llojeve të cilat gjenden tek ne në këtë botë. Pse? Sepse, nëse na tregon gjëra, të cilat nuk gjenden tek ne, vështirë se do t’i pranonte mendja, sepse ato janë gjëra, të cilat njeriu nuk i ka njohur më parë. Mirëpo, kur ta paraqetë ty mollën e madhe, formën e bukur, shijen e mrekullueshme, ti veç e ke të njohur mollën dhe erën e saj në këtë botë. Pra, a e pranon apo jo? Për këtë arsye t’i bjerë shembujt dhe llojet e ushqimeve që ti veç i ke shijuar, i ke përjetuar në këtë botë. Për këtë arsye Kur’ani thotë:

“Çdo herë kur në të furnizohen me ndonjë pemë, perim, lloj ushqimi e furnizimi, thonë: Kjo është ajo me çka kemi qenë të furnizuar më parë (në dunja) dhe furnizohen edhe me gjëra të ngjashme”.

Pse të ngjashme? Sepse është më e kapshme, më e lehtë për ta kuptuar, sepse çdo gjë të panjohur e merr, ndoshta, me frikë, me rezervë dhe brengë.

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga “Fetva”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s