Mekami i Ibrahimit
Kur të falemi ne drejtohemi në drejtim të kiles.
Kibleja është vija imagjinare e cila të shpie në Qabe,
themelet e të cilit i ka ngritur Ibrahimi a.s. me të birin e tij Ismailin.
Ismaili a.s. e mbolli një pemë afër ujit Zem-zem.
Pas kësaj, kur vjen babai i tij Ibrahimi a.s., përqafohen mes vete dhe Ibrahimi a.s. i thotë:
– O Ismail, Allahu më ka urdhëruar të ndërtoj një xhami.
Ismaili a.s. i thotë: – Vepro ashtu siç të ka urdhëruar Allahu.
Ai i thotë: – Po a më ndihmon?
Ismaili a.s. i thotë: – Po, të ndihmoj.
Ibrahimi a.s. i thotë se Allahu më ka urdhëruar ta ndërtoj xhaminë këtu dhe sinjalizoi në vendin ku i kanë themelet e vendosura.
Në një nga vizitat e Ibrahimit që ia bënte Ismailit, i tha djalit të tij:
– Zoti më ka ngarkuar me një përgjegjësi.
Ismaili u përgjigj: – Vepro sipas asaj që të ka urdhëruar Zoti.
Teksa po hapte themelet.
– Më ka obliguar ta ndërtojmë një Shtëpi, a më ndihmon? – i tha Ibrahimi.
Ismaili pranoi pa ngurrim.
Ibrahimi zbuloi themelin që e ka hedhur Shithi.
Baba e bir vazhduan ndërtimin e Qabes,
ku muret ishin pa baltë, ishin mure të thatë, gurë të vendosur mbi njëri-tjetrin.
Ndërtimi kishte mbërritur në lartësinë e Ibrahimit a.s. kështu që Ibrahimi a.s. e kishte të pamundur të vazhdojë më tej.
Ai i kërkoi Ismailit t’i sjellë një gur që të qëndrojë sipër tij gjatë punës.
Ismaili a.s. i solli një gur mbi të cilin Ibrahimi qëndronte këmbëzbathur.
Për shkak të qëndrimit të gjatë, guri mori formën e këmbëve të Ibrahimit.
Që atëherë, guri njihet me emrin “vendqëndrimi i Ibrahimit” (mekam Ibrahim).
Më parë, ky gur qëndronte ngjitur me murin e Qabes dhe njerëzit shtyheshin nga dëshira për ta parë gurin dhe gjurmët e këmbëve të Ibrahimit a.s.
Kjo shkaktonte shumë probleme gjatë tavafit. Të falesh pranë mekamit të Ibrahimit është diçka e pëlqyeshme. Në të kundërt, mund të falesh në çdo vend tjetër në Qabe.
Vendi apo skela ku qëndronte Ibrahimi a.s. për të vendosur tullat e Qabes quhet Mekami Ibrahim.
Edhe sot e tutje gjenden fërkemet e Ibrahimit në skelën ku ka punuar.
Mekami Ibrahim, përndryshe është edhe vendfalja, me fjalë tjera është pika ku qëndron imami i Qabes kur ta falë namazin, për këtë arsye ka zbritur ajeti kur’anor:
“Dhe merreni Mekami Ibrahimin si vendfalje.”
–
Dr. Musli Vërbani
“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”